Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqyesit esencial për fëmijët (nga A gjer në Z)

Vitamina A

Vitamina A

Përse ju duhet fëmijëve: Fëmijët kanë nevojë për shikim të mirë, për të parë dërrasën e zezë në shkollë dhe për gjëra tjera shumë të rëndësishme. Prandaj është kaq e rëndësishme vitamina A – sidomos për ngjyra dhe vizion nate. Ajo poashtu i jep sistemit imunitar një shtytje për të luftuar infeksionet.

Ku mund ta gjeni: Mbushni pjatat e fëmijëve me karrota, perime dhe fruta tjera portokalli- siç është kantalupe dhe patatet e ëmbla- dhe mbani gotat e tyre të mbushura me qumësht të fortifikuar.

Vitaminat B

Përse ju duhet fëmijëve: Fëmijët kanë nevojë për vitaminat B (apo B kompleks), të cilat përfshijnë tiamin, riboflavin, niacin, folat, acid pantotenik, B6, B 12 dhe biotin, për të krijuar dhe përdorë energjinë. Vitaminat B poashtu i krijojnë rruazat e kuqe të gjakut, të cilat lëvizin oksigjenin përmes trupit. Mungesa e vitaminave B, mund të shkaktojë anemi tek fëmijët.

Ku mund ta gjeni: Ju mund ti gjeni vitaminat B në çfarëdo grupi ushqimi. Drithëra, peshk, pulë, mish, perime me gjethe dhe bylmet, të gjitha këto përfshijnë vitamina B.

Vitamina C

Vitamina C

Përse ju duhet fëmijëve: Një e përditshme për të ndihmuar konsumimin e vitaminës C ndihmon për të shmangur teshtimën dhe gërhatjen, duke i ndihmuar trupat e fëmijëve qe të luftojnë infeksionet. Vitamina C gjithashtu shpejton shërimin e gërvishtjeve, etj.

Ku mund ta gjeni: Fëmijët mund të pijnë një gotë lëng portokall apo më mirë, mund të konsumojnë një portokall. Frutat dhe perimet tjera janë poashtu burime të shkëlqyera të vitaminës C. Provoni dredhëzat, domatet, kantalupet dhe specat e kuq të ëmbël.

Vitamina D

Vitamina D

Përse ju duhet fëmijëve: Për eshtra dhe dhëmbë të shëndetshëm, fëmijët kanë nevojë për konsumim ditor të vitaminës D. Vitamina D, e ndihmon trupin të absorbojë kalciumin, në mënyrë që të ndërtojë eshtrat.

Ku mund ta gjeni: Lëkura e krijon vitaminën D, pasi të godasin rrezet e diellit mbi të. Por, sepse rrezet UV stimulojnë prodhimin e vitaminës D, poashtu mund të shkaktojnë edhe kancer, prandaj shumë ekspertë rekomandojnë që të mos merret vitamina D nga dielli. Në vend të saj, konsumoni qumësht të fortifikuar, drithëra, tuna, apo vezë.

Kalciumi

Kalciumi

Përse ju duhet fëmijëve: Fëmijët kanë nevojë për kalcium për të ndërtuar eshtra dhe dhëmbë të fortë. Mungesa e vogël e këtij minerali thelbësorë, mund të shpie në rrezik të shtuar nga osteoporoza në jetën e mëvonshme.

Ku mund ta gjeni: Bylmeti është vendi më i mirë për të gjetur kalciumin. Disa servime të qumështit me yndyrë të ulët dhe kosit për çdo ditë, do t`ju mbajnë eshtrat tuaja të forta.

Kolina

Kolina

Përse ju duhet fëmijëve: Kolina nuk është vitaminë, por gjithsesi është një lëndë ushqyese thelbësore. Qelizat mbështeten në të për strukturën e tyre, dhe sistemi nervor ka nevojë për të, për të shpejtuar mesazhet në të gjithë trupin.

Ku mund ta gjeni: Organet e fëmijëve nuk e bëjnë furnizimin e tyre me kolinë, kështu që duhet ta marrin këtë në formë të lëndëve ushqyese nga ushqimet si vezët, peshku, mishi i lopës, mishi i pulës, dhe brokoli.

Hekuri

Hekuri

Përse ju duhet fëmijëve: 

Ku mund ta gjeni: Për të mbajtur rezervat e hekurit të fëmijës tuaj në kapacitet maksimal, mbajeni me mish viçi apo jepini ushqime të mbushura me hekur, siç janë: fasulet, perimet me gjethe të errëta jeshile dhe drithëra të fortifikuara me hekur.

 

 

Magnezi

Magnezi

Përse ju duhet fëmijëve: Magnezi është një nga blloqet e ndërtimit të qelizave të trupit, dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. Një dietë e pasur me magnez, gjithashtu do të mbajë zemrën e fëmijës tuaj të pompuar fuqimisht në moshën e rritur.

Ku mund ta gjeni: Drithëra Bran, oriz kafe, tofu, fasule, bajame dhe arra të tjera, të cilat janë burim i pasur i magnezit.

 

Kaliumi

Kaliumi

Përse ju duhet fëmijëve: Pothuajse të gjitha qelizat dhe organet në trup kanë nevojë për kalium për të funksionuar siç duhet. Kaliumi është i rëndësishëm për shtypjen e gjakut, pompimin e zemrës dhe kontraktimin e muskujve kur fëmijët vrapojnë poshtë-lartë rreth kopshtit.

Ku mund ta gjeni: Bananet janë të mbushura me kalium, por ju mund ta gjeni këtë mineral edhe në patatet e ëmbla, fasulet e bardha, qumësht të skremuar dhe në kos me pak yndyrë.

Zinku

Zinku

Përse ju duhet fëmijëve: Zinku mund ti ndihmojë fëmijët të përballojnë të ftohtit, duke i ndihmuar sistemit të tyre imunitar ti luftojnë viruset dhe mikrobet tjera që i shkaktojnë sëmundjet. Poashtu, e ndihmon trupin të prodhojë proteina dhe ADN. Trupi ka nevojë për zink, për të ndihmuar rritjen dhe zhvillimin.

Ku mund ta gjeni: Pula, fasulet, dhe drithërat e fortifikuara të mëngjesit, janë të mbushura me zink.

 

Ushqimet e fortifikuara

Ushqimet e fortifikuara

Mënyra më e mirë për t`u siguruar që fëmija juaj po merr ushqimet për të cilat ka nevojë, është që ti servoni llojllojshmëri ushqimesh. Lëngu i portokallit i fortifikuar, buka dhe drithërat, poashtu ndihmojnë për një ushqim të balansuar.

Jeni të shqetësuara për fëmijën tuaj nazeli?

Atëherë konktaktoni pediatrin e fëmijës tuaj, dhe konsultohuni rreth vitaminave ditore dhe suplementeve të mineraleve.