Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook

Vogëlush #Ushqimi > Vezët në ushqim të fëmijëve


Përmbajtja


Një ve përmban rreth 280 mg kolesterol

Vezët janë burim i vërtetë i shëndetit! Në një vezë ka proteina, yndyrëra, karbohidrate, vitamin B-12, vitamin E, acid folik, kalcium, zink dhe hekur. Pas qumështit të nënës, vezët kanë proteinat më kualitative. Përpos që janë shumë të dobishme në ushqim të fëmijëve, vezët mund të pregatiten në mënyra të ndryshme. Një ve përmban rreth 280 mg kolesterol. Rekomandimi i zakonshëm i mjekut është që fëmijët do të duhej të konsumonin optimalisht tre vezë në javë. Në ushqim të foshnjave, vezët (e ziera) mund të futen pas muajit të gjashtë, dhe në fillim vetëm e verdha e vezës, e më pastaj gradualisht nga një e katërta, në gjysmën e deri tek një vezë e plotë. Një vezë e plotë mund ti jepet fëmijës pas ditëlindjes së parë. Nëse në familje keni raste me alergji apo nëse fëmija është alergjik, atëherë të verdhën e vezës do të duhej ta fusni në menu të fëmijës tuaj pas muajit të nëntë.


Vezët e shëndetshme

A dëshironi që fëmijët tuaj të hanë vezë të shëndetshme dhe kualitative? Atëherë kontrolloni çfarë kanë ngrënë pulat. Nëse vezët i bleni vetëm në markete të mëdha ku shiten vezë të cilat vijnë nga ferma të mëdha, atëherë më mirë vendosni për vezë të klasës më të mirë. Më së miri vezët blejini në treg, nga ato të cilat nuk ushqehen me koncentrate dhe nuk shërohen me antibiotikë.


Këshilla të dobishme

Disa bakterie si salmonella, kanë shumë dëshirë të zhvillohen në mbrendësi të vezës. Bakteriet poashtu kanë dëshirë të shumohen në vezët e paziera. Që ti shmangeni helmimit të rrezikshëm, keni kujdes:

1. Shikoni secilën vezë para blerjes. Kontrolloni nëse në vezë ka plasaritje apo thyerje. Nëse veza është e ngjitur për paketim, mund të dyshoni që ndoshta është e thyer.

2. Vezët vendosini në frigorifer në paketimin e tyre. Jo vetëm që mbron vezët nga aromat e ushqimeve të tjera, por edhe pamundësojnë që të vendosen në kallëpet praktike në derë të frigoriferit, ku nuk e kanë fare aty vendin. Kallëpet në dyer të frigoriferëve janë më të nxehta dhe mund të përdoren për vendosje të psh. gjalpit dhe jo vezëve.

3. Para se të filloni me zierjen e vezëve, pastrojini ato me ujë të ngrohtë. Kur zieni vezë, përkujdesuni që të jenë të ziera mirë, rreth shtatë minuta në temperaturë vlimi.

4. Nëse pregatitni ndonjë ëmbëlsirë me vezë, mos lejoni fëmijët që të lëpijnë masën në të cilën ndodhen vezët.




Shto Koment

kthehu
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.