Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A e keni sabotuar dietën pa vetëdije?

Nuk po humbni në peshë edhe krahas ndryshimit të shprehisë në të ushqyer

Keni kujdes në madhësinë e porcionit!

Keni vendosur që të ushqeheni shëndetshëm, ushtroni pothuajse çdo ditë, shmangni ëmbëlsirat dhe hani shumë pemë dhe perime. Keni filluar të humbni në peshë, por pas disa ditësh vëreni që peshorja juaj, ka ndaluar në një vend apo madje edhe i keni rikthyer kilogramët.

Në vend që të nevrikoseni dhe të dëshironi ti ktheheni shprehive të vjetra, ndaloni dhe mendoni mirë arsyet se, përse krahas mundit të madh nuk po humbni kilogramë. Ndoshta keni bërë ndonjë gabim i cili saboton mundin tuaj të humbni në peshë!

Mendoni se konsumoni më pak se sa të tjerët

Gabimi më i shpeshtë i njerëzve që dëshirojnë të humbin në peshë, është se mendojnë që hanë më pak se të tjerët. Mendoni me vete se, a hani me të vërtetë më pak, sepse shpesh nuk jeni të vetëdijshëm se çfarë porcionesh keni konsumuar. Pa marrë parasysh nëse hani ushqim më pak të yndyrshëm dhe me më pak kalori, nuk do të thotë që mund të konsumoni porcione të mëdha. Le të jetë masa juaj e shujtës, një pjatë e vogël apo e mesme.

Nuk e mbani kur e keni ndezur furrën për herë të fundit

Nëse zieni shumë rrallë dhe zakonisht ushqeheni jashtë shtëpisë, dëmtoni seriozisht regjimin tuaj të të ushqyerit. Nëse mendoni që të ushqeheni në mënyrë kualitative në restorant, sepse zgjedhni ushqim të shëndetshëm, egzistojnë disa gjëra të rëndësishme për të cilat ndoshta nuk mendoni.

Porcionet në restorant janë shumë të mëdha dhe me siguri që në shtëpi do të hanit për gjysmë më pak. Problemi i dytë është se, kur shkoni në restorant të uritur, përderisa prisni, ju hani ndonjë copëz buke apo konsumoni aperitivë kalorikë.

Për këtë mundohuni që sa më shpesh të hani në shtëpi, ushqimin të cilin e keni pregatitur vet, ndërsa kur jeni në restorant, mundohuni që të konsumoni ujë në vend të aperitivëve, dhe porositni ushqim nga grili apo të zier, shmangni ato të fërguara.

Pas ushtrimeve qerasni veten me shujtë

Shpesh rekomandohet që pas ushtrimeve të hani diçka, në mënyrë që ta riktheni energjinë dhe të formësoni muskuj. Problemi krijohet kur nuk jeni të sigurtë se sa kalori keni shpenzuar dhe sasinë që duhet ta konsumoni vetëm e hamendësoni. Për këtë ndodh që, të konsumoni më shumë se sa që keni hargjuar.

Më së miri është që ta pregatitni shujtën paraprakisht, të pasur me fibra, dhe shmangni ushqimin me shumë kalori dhe lëngjet e ëmbla.

Shmangni ushqimin të cilin e doni më së shumti

Kur filloni të ushqeheni shëndetshëm, do të ju duket që tërë ushqimi të cilin e doni është i ndaluar, dhe në këtë mënyrë edhe më shumë lëngoni pas ushqimeve të ndaluara. Në rast që e thyeni dietën, do të përfundoni duke u tejngopur me ushqimin e preferuar. Atëherë do të ndjeni faj dhe do ti ktheheni dietës por këtë herë me strikt, derisa ta thyeni prap. Kështu, ky rreth vicioz vazhdon përsëri.

Ekspertët pohojnë që dieta e cila ju limiton plotësisht apo ju ndalon ushqimin e preferuar që në start është e gjykuar për të dështuar.

Është shumë me rëndësi që të hani në kohë saktësisht të caktuar sepse me planifikim të shujtës dhe mëngjesit parandaloni tejngopjen, edhe nëse jeni adhuruese e ëmbëlsirave mos i ndaloni. Për fillim mundohuni të zvogëloni porcionet e ëmbëlsirave, mos i hani bash për çdo ditë, por me kohë zëvendësojini me pemë.

Shmangni salcat kalorike për sallata!

Njerëzit shpesh gabojnë, kur konsumojnë ushqim të shëndetshëm pa masë, dhe nuk mendojnë për përbërësit e “fshehur” me kalori të lartë.

Sallatat nga perimet janë gjithashtu të shëndetshme, por duhet të keni kujdes në salcat të cilat përmirësojnë shijen. Nëse sallatat i pregatitni në shtëpi, përdorni vaj ulliri, uthull molle dhe pak kripë, ndërsa në restorante gjithmonë pyetini se çfarë salce përdorin apo mund të kërkoni salcë dietale.

Lehtë dorëzoheni sepse pritet shumë gjatë për rezultate

Humbja e kilogramëve gjatë natës është e mundur vetëm në TV, për këtë duhet ti vendosni vetes qëllime reale të cilat mund ti përmbushni, në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë.

Nëse edhe pas një jave ndryshim regjimi në të ushqyer nuk keni absolutisht asnjë ndryshim, mos ndaloni.

Kjo duhet të jetë një shenjë e qartë për ju që të zvogëloni porcionet apo të ushtroni më shumë. Asnjëherë mos e harroni mëngjesin, sepse kur i renditni mirë shujtat gjatë ditës, e përshpejtoni metabolizmin dukshëm.

Poashtu, mjafton që të matni peshën trupore njëherë në javë, sepse nëse e matni shpesh, mund të ngarkoheni shumë.