Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Ushqyerja pas lindjes në raste të konstipacionit (kapsllëku)

Pas lindjes problemet e mia me kapsllëk vazhduan, sa mund të zgjas ky problem?

Konstipacioni (kapsllëku) është një nga komplikimet më të shpeshta që lajmërohet (apo që vazhdon) në periudhën e pas lindjes. Mund të jetë i përkohshëm, por mund të zgjasë madje edhe me muaj të tërë pas lindjes.

Sa është i rëndësishëm ushqimi në terapinë ndaj kapsllëkut?

Shumë. Është i një rëndësie të veçantë shëndeti juaj, prandaj keni kujdes që lukthi dhe zorrët tuaja të funksionojnë në mënyrë të drejtë, respektivisht të kontrolloni largimin e materieve të dëmshme të pashfrytëzuara nga organizmi përmes organit për tretje. Ekspozimi ndaj kapsllëkut është shumë i shtuar gjatë kohës së shtatzënisë por është i pranishëm edhe pas lindjes. Netët e panumërta pa gjumë dhe kalimi i shujtave ndikojnë në paraqitjen e kapsllëkut në periudhën e pas lindjes. Për këtë, ju këshillojmë që sa të jetë e mundur që kapsllëkun ta rregulloni me ushqim të caktuar dhe natyrisht me shprehi të rregullta.

Edhe pse gjatë aktivitetit të shumtë rreth të posalindurit, nuk keni kohë të mjaftueshme për pushim, duhet të ndani disa minuta për planifikimin e ushqyerjes tuaj. Mos u brengosni, kur themi “ushqyerja e rregullt”, nuk mendojmë që tani duhet të hani vetëm pemë, perime dhe drithëra. Por ju theksojmë që, kapsllëku dhe jashtëqitja me dhimbje mund të luftohet me disa modifikime në ushqimin tuaj – zgjedhja e përshtatshme e gjërave ushqimore, do të ju ndihmojë që të fitoni vuajtjet e shkaktuara nga kapsllëku.

Si të ushqehem në raste të kapsllëkut?

U këshillojmë që të provoni:

- Para mëngjesit dhe para se të flini, patjetër hani ndonjë pemë;

- Pini një gotë ujë të vakët në mëngjes kur të jeni zgjuar (“në bark të thatë”);

- Për mëngjes hani gjëra ushqimore që janë të pasura me fibra dietale (që kanë ndikim laksativ). Besoni që do të filloni ditën shumë mirë, prsh. një pjatë me drithëra (cornflakes, musli apo vetëm fjolla klasike pa shtesa të pemëve të thata apo pemë arre), jogurt (përparësi ka jogurti me probiotikë) dhe pemë të freskëta (do të konsumoni sasi të përshtatshme të fibrave dietale dhe njëkohësisht do parandaloni kapsllëkun) apo ndonjë copë buke graham, të lyer me xhem kumbullash…;

- Zgjedhni gjërat ushqimore që janë të pasura me fibra dietale (celuloza, hemiceluloza, lignin, pektina…) siç janë: pemët, perimet, legumet (thjerrëzat, bizelet, fasulet…), drithërat integrale dhe prodhimet e tyre. Në këtë mënyrë, do ti sigurojnë organizmit konsumin e rreth 15-20 gr të fibrave dietale gjatë ditës. Besojmë që gjatë leximit, mund të mendoni që ushqimi juaj do të bazohet vetëm në përtypje të “ushqimeve me fibra”. Por, do ju sigurojmë që nuk është ashtu. Provoni dhe do të shihni që konsumi i përshtatshëm i fibrave dietale (veçanërisht të rëndësishme në rregullimin e jashtëqitjes), është më i thjeshtë se sa e mendoni;

- Në mes shujtë, hani një grusht me bajame, rrush të thatë, kumbulla të thata apo kajsi;

- Zgjedhni jogurt me probiotikë – bakteriet acidofile në këtë jogurt poashtu janë shumë të mira për rregullimin e aktivitetit të sistemit tuaj digjestiv.

- Keni parasysh edhe faktin që një numër i madh i gjërave ushqimore, që përdorni gjatë ushqimit të përditshëm nuk përmbajnë apo përmbajnë në sasi shumë të vogla fibra dietike (buka e bardhë, qumështi, mishi, vezët, vaji, ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë…). Është e nevojshme që të zvogëloni përdorimin e këtyre gjërave ushqimore, gjatë kohës që keni probleme me kapsllëk.

 

Me qëllim të zgjedhjes më të lehtë, u prezentojmë në tabelën e mëposhtme, gjërat ushqimore të pasura me fibra bimore:

Gjërat ushqimore dhe përmbajtja e fibrave dietike në 100 gr

Fasulet e bardha (25.4 g)

Thjerrëzat (11.7 g)

Fjolla drithi (11.0 g)

Fibrat Nestle - 1 musli (32.1 g)

Fara gruri (30.0 g)

Krunde gruri (44.0 g)

Orizi integral (8.0 g)

Buka Graham (8.5 g)

Bizele (e freskët) (5.2 g)

Bizele (e ngrirë) (7.8 g)

Rrikë (8.3 g)

Karrota (3.2 g)

Medlarë (pjesa e mishit) (10.2 g)

Boronica (8.7 g)

Kumbulla të thata (16.1 g)

Fiq të thatë (18.5 g)

Bajame (14.3 g)

Lëng i freskët portokalli (1.3 g)

Lëng limoni (0.3 g)

Kanellë (24.4 g)

Kam vërejtur që gjatë konsumimit të gjërave të caktuara ushqimore kam gazra, për çfarë arsye?

Edhe krahas këtyre udhëzimeve, për shkak të pranisë së problemit me kapsllëk konsumoni gjëra ushqimore të freskëta, poashtu ju këshillojmë që të jeni të matura kur është në pyetje sasia e tyre. Në të kundërtën do të arrini efekt të kundërt – në vend të rregullimit të largimit të materieve të dëmshme, konsumimi i tepruar i gjërave ushqimore siç janë: brokoli, fasulet dhe lakra, mund të shkaktojnë paraqitjen e gazrave dhe fryrjen, dhe kjo bën që të mos ndiheni mirë.

A ka ndikim konsumimi i lëngjeve në kapsllëk?

Patjetër që po. Dehidrimi mund të përkeqsojë gjendjen, dhe poashtu të shkaktojë paraqitjen e kapsllëkut. Pikërisht për këtë shkak, i një rëndësie të veçantë është konsumimi i përshtatshëm i lëngjeve (në mesataren rreth 8 gota ujë në ditë). Krahas ujit, zgjedhje e përkryer janë lëngjet e pemëve (jo vetëm që parandalojnë dehidrimin, por edhe sigurojnë sasi të mjaftueshme të fibrave dietike.

U preferojmë që këto lëngje të jenë nga pemë të shtrydhura (më së miri pregatitini vet), pa shtesa sheqeri. Vërejtje: gjatë shtrydhjes së pemës mos i hidhni pjesët e mbetura të pulpës së pemës (janë burim i shkëlqyer i fibrave), por përzieni së bashku me lëngun e shtrydhur.

Mos harroni faktin që alkoholi dhe lëngjet me kafeinë, shkaktojnë dehidrim poashtu edhe kapsllëk. Për këtë, shmangni apo zvogëloni në minimum përdorimin e tyre.

/komuniteti