Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Jotoleranca në laktozë

Çfarë është jotoleranca në laktozë?

Keni kujdes në gjërat ushqimore të përpunuara të cilat përmbajnë të ashtuquajturën laktozë të fshehur...

Jotoleranca në laktozë është pamundësia e organizmit ta përpunojë sheqerin e qumështit (laktozën). Kur laktoza arrin traktin digjestiv, enzima e laktozës dekompozohet në glukozë dhe galaktozë, sheqerin bazë të cilin organizmi e tret më lehtë.

Tek foshnjat mund të lajmërohet jotoleranca në laktozë e përkohshme, sepse me kalimin e kohës, organizmi zhvillohet dhe prodhon mjaft laktazë për ndarje të sheqerit të qumështit. Tek vogëlushët të cilët janë jotolerantë në laktozë, zorra e hollë nuk përmban laktazë të mjaftueshme (enzimi i cili tret laktozën), prandaj mund të shkaktohen gazra, fryerje dhe ngërçe.

Sa shpesh lajmërohet jotoleranca në laktozë tek foshnjat?

Një numër shumë i vogël i foshnjave lindin me jotolerancë në laktozë dhe në këto raste, prindërit e vërejnë, që në ditët e para, të jetës së foshnjes. Megjithëse, shumica e rasteve të jotolerancës në laktozë paraqiten më vonë, në fëmijëri dhe adoleshencë, si rezultat i zvogëlimit të nivelit të laktazës në organizëm.

Jotoleranca e përkohshme në laktozë mund të lajmërohet pas pjesës së gastroenteritisit akut apo dëmtimit të mukozës së zorrës, si tek sëmundja e Kronit, sepse qelizat të cilat prodhojnë enzimën e laktazës janë të dëmtuara. Kjo formë e jotolerancës në laktozë zhduket pas shërimit të sëmundjes e cila ka shkaktuar këtë paraqitje.

A është jotoleranca në laktozë e njejtë si alergjia në qumësht?

Jo, jotoleranca në laktozë (sheqeri i qumështit) nuk është i njejtë me alergjinë në qumësht, edhe pse kanë simptome të njejta (ngërçe dhe dhembje në stomak). Alergjia në qumësht definohet si reaksion i sistemit imunitar në supstancën e cila nuk i përshtatet organizmit tonë, përderisa jotoleranca në laktozë definohet si çrregullim në tretje.

Cilat janë simptomet e jotolerancës në laktozë, dhe cilat të alergjisë në qumësht tek fëmijët?

Egzistojnë disa simptome me anë të cilave mund të dalloni nëse fëmiu juaj është jotolerantë në laktozë apo alergjik në qumësht. Në të dy rastet lajmërohen ngërçet dhe diarrea.

Megjithatë, tek jotoleranca në laktozë lajmërohet fryerja dhe gazrat.

Si zbulohet jotoleranca në laktozë tek foshnjat dhe vogëlushët?

Konsultohuni me pediatrin tuaj nëse dyshoni që foshnja apo vogëlushi juaj ka simptome të jotolerancës në laktozë. Egzistojnë disa teste të cilat pediatri mund të ju udhëzojë:

1. Testi i jashtëqitjes

Më së shpeshti bëhet tek të posalindurit dhe foshnjat, nëse egziston dyshimi që janë jotolerante në laktozë. Me këtë test matet sasia e acidit në jashtëqitje, sepse laktozën e patrazuar bakteriet e shpërndajnë në zorrë dhe krijojnë acidin qumështor dhe të tjera, të cilat mund të zbulohen në jashtëqitje.

2. Testi i konsumimit të laktozës

Nëse fëmiu juaj do të bëjë këtë test, nuk duhet të hajë para vizitës tek mjeku, që të matet më saktësisht niveli i sheqerit në gjak. Gjatë vizitës tek mjeku, fëmiu juaj do të duhet të pijë lëng me përqindje të madhe të laktozës, e cila në gjak dekompozohet në glukozë dhe galaktozë. Pas dy orësh merret mostra gjakut dhe matet niveli i glukozës në gjak. Nëse niveli i glukozës në gjak nuk rritet, atëherë organizmi nuk e tret laktozën në mënyrë të drejtë, që dmth. egziston jotoleranca në laktozë.

3. Testi i frymëmarrjes

Ky test kërkon poashtu konsumim të lëngut me nivel të lartë laktoze. Bakteriet të cilat gjenden në zorrë e tretin laktozën e patrazuar duke liruar kështu dioksid karboni dhe hidrogjen. Zorra e hollë e absorbon hidrogjenin duke e bartur përmes gjakut në mushkëri. Gjatë këtij testi niveli i hidrogjenit gjatë një frymëmarrjeje matet në intervale të caktuara.

4. Testi i përsëritur i konsumimit të gjërave ushqimore

Mundohuni ta zvogëloni sasinë e prodhimeve qumështore të cilën ia jepni fëmiut dhe në këtë mënyrë ndoshta do të gjeni sasinë e prodhimeve qumështore e cila nuk i përshtatet. Domethënë, shumica e fëmijëve krijon një sasi të vogël enzimesh të nevojshme për degradim të laktozës, prandaj rekomandohet konsumimi i sasive më të vogla të prodhimeve qumështore më shpesh gjatë ditës, në mënyrë që të përshtatet konsumi i laktozës me sasinë e prodhuar të laktazës.

Si ti zbus simptomet e jotolerancës në laktozë tek fëmiu?

Paraqitjen e simptomeve të jotolerancës në laktozë tek fëmija juaj mund ta zvogëloni në minimum nëse keni kujdes në disa gjëra:

1. Gjatë blerjes së gjërave ushqimore gjithsesi kushtoni vëmendje përmbajtjes

2. Në ushqim të fëmijëve fusni sasi të vogla të prodhimeve qumështore, të cilat janë të lehta në tretje siç janë jogurtët dhe djathërat e fortë (parmezan, djath çedër)

3. Zvogëloni sasitë e akullores dhe djathërave të butë nga ushqimi i fëmijëve

4. Le të jenë prodhimet qumështore, pjesë e shujtave më të mëdha, në mënyrë që artikujt tjerë ushqimorë në shujtë, të “ndihmojnë” organizmin të krijojë laktozën

5. Fëmiut jepini prodhime qumështore me përqindje të vogël të laktozës ose fare pa të

6. Flisni me pediatrin tuaj për përdorimin e tabletave zëvendësuese, të cilat përmbajnë enzimë të laktazës dhe mund të zbusin ndërkohë simptomet e jotolerancës në laktozë tek fëmijët.

Cilat gjëra ushqimore mund ti jap fëmiut me jotolerancë në laktozë?

Nëse nga ushqimi i fëmijës, i hiqni plotësisht prodhimet qumështore, atëherë egziston mundësia për moskonsumim të mjaftueshëm të kalciumit, i cili është i domosdoshëm për zhvillim të drejtë dhe për rritjen e eshtrave në fëmijëri.

Në këtë rast, në ushqim duhet futur artikuj ushqimorë të pasur me kalcium siç janë:

1. Perime me ngjyrë të gjelbër të errët (brokoli, lakra e gjelbër)

2. Të gjitha llojet e perimeve bishtajore

3. Portokajtë

4. Pemë arrash (bajame, arra, lajthi)

5. Fiq të thatë

6. Peshqi të vegjël

7. Prodhime nga soja (qumësht, djath)

Nëse fëmiu juaj ka prag të ulët të toleracës në laktozë, keni kujdes edhe në gjërat ushqimore të përpunuara, sepse shumica e tyre përmbajnë sasi të vogël laktoze, të ashtuquajtur laktozë të fshehur.

Në këtë rast, keni kujdes në:

1. Bukë dhe prodhime të tjera të furrës

2. Drithërat e përpunuara

3. Prodhimet instant (patate, supa)

4. Gjalpë

5. Dresingët për sallata

6. Ëmbëlsirat dhe grickat

7. Palpetat dhe biskotat

/komuniteti