Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

LINO DESERTËT E QUMËSHTIT – AQ QUMËSHTOR, AQ TË MIRË!

Shumë qumësht, shumë kafshata të shijshme!

Lino desertët e qumështit për foshnja dhe fëmijë të vegjël janë të dizajnuara që më të rinjve t’u sigurojnë rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Janë burim i proteinave dhe kalciumit, sepse përmbajnë edhe deri në 89% qumësht, ndërsa gurmanët e vegjël (dhe të mëdhenj) mund të zgjedhin në mes të shijes së biskotës, grizit dhe çokollatës. Janë të paketuara në dy enë prej 100 gramësh, në mënyrë që mos të mbetni kurrë pa desert të shijshëm, po qe se gurmani i vogël do të kërkonte edhe më shumë!

Struktura e butë prej kremi, me shtojcë bollguri të grurit, i bën produktet veçanërisht të shijshme, ndërsa më të rëndësishme se gjithçka tjetër janë përfitimet funksionale që ofrojnë këto produkte.

Proteinat janë substanca themelore e ndërtimit të trupit të njeriut, kështu që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të organeve të brendshme dhe të muskujve të fëmijës. Tek Lino desertët e qumështit mund të gjeni burimin e këtyre substancave të vlefshme dhe të ushqyeshme për fëmijën tuaj.

Përveç proteinave, për zhvillim të drejtë dhe të shëndetshëm të fëmijës suaj, nevojitet edhe kalciumi.

Brenda organizmit 99% e kalciumit gjendet në kocka dhe dhëmbë, ndërsa pjesa e mbetur prej 1% gjendet në qeliza dhe jashtë tyre. Përveç në ndërtimin e kockave të forta, kalciumi luan një rol të rëndësishëm edhe në procese të ndryshme biokimike, siç janë tkurrja e muskujve, mpiksja e gjakut, metabolizmi i karbohidrateve dhe të ngjashme.

Meqenëse indi kockor i fëmijëve rritet dhe zhvillohet intensivisht, ushqimi i fëmijëve duhet të jetë i pasur me kalcium lehtë të qasshëm dhe shumë të përdorshëm.

Edhe pse kalciumi është relativisht mjaft i përhapur në ushqim, është interesante se shfrytëzimi i tij është vetëm rreth 20-50% të kalciumit të konsumuar, prandaj është e nevojshme të merret madje edhe dy deri në katër herë më shumë për të plotësuar nevojat ditore.

Karakteristikë e veçantë e Lino desertëve të qumështit është se nuk duhet të ruhen në frigorifer. Ato i janë nënshtruar një procesi të sterilizimit dhe, mu për këtë, ju mund t'i futni ato në një strajcë ose karrocë fëmijësh dhe të kënaqeni pa kurrfarë brenge në shëtitjet, ekskursionet apo udhëtimet e gjata me fëmijën tuaj.

Për dashamirët e ëmbëlsirave të ftohta, Lino desertët e qumështit mund t’i shërbeni edhe të ftohura.

Shprehja e fytyrës së bebes suaj, deri sa është duke u kënaqur me ushqimin e saj të preferuar, është një nga ato gëzimet e vogla-të mëdha prindërore. Këta Lino desertë të qumështit janë krijuar në mënyrë që në momente të tilla të kënaqeni sa më shpesh!

Lino deserti i qumështit është ushqim praktik, por edhe një shujtë e ndërmjetme e shëndetshme dhe e ekuilibruar.

Shumë qumësht, shumë kafshata të shijshme!

/komuniteti