Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Udhëzues moshe-pas-moshe se si të ushqeni foshnjen tuaj

Mënyrat e ushqyerjes për foshnjen tuaj

Përdorni këtë udhëzues për të gjetur se çfarë ushqimi dhe çfarë sasie duhet të ushqeni foshnjen tuaj në periudha të ndryshme të zhvillimit, që nga lindja e gjer në 12 muaj. Mos u brengosni nëse fëmiu juaj ka më shumë apo më pak se sa në listën e mëposhtme – ato janë vetëm udhëzime.

Ju nuk duhet të njoftoni fëmiun me ushqimin, në ndonjë rregull të veçantë. Nëse doni të njoftoni fëmiun me ndonjë shije që me 6 muaj, vetëm përpara, edhe nëse nuk është e listuar tek ne deri në muajin e 8.

Më parë ishte konsideruar e rëndësishme që të pritet gjer në moshën 1 vjeç apo edhe 3 vjeç, para se të filloni me ushqimin që mund të shkaktojë alergji siç janë: vezët, peshku apo kikirikët. Ekspertët tani besojnë që shtyerja e konsumit të këtyre ushqimeve, nuk parandalon alergjitë e ushqimit.

Mosha: Lindje gjer në 4 muaj – Mënyra e ushqyerjes

• Refleksi ndihmon foshnjën tuaj që të kthejë kokën drejt majës së gjiut për të thithur.

Çfarë ushqimi

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

Çfarë sasie

• Trakti i tretjes së ushqimit të foshnjes suaj ende është në zhvillim e sipër, pra ushqimet e forta momentalisht janë jashtë limiteve.

 

Mosha: 4 gjer në 6 muaj – Shenjat e leximit për ushqime të forta

Foshnja juaj sigurisht nuk i bën këto gjëra - janë vetëm shenja për tu lexuar.

• Mund të mbajë kokën.

• Ulet mirë në karrige.

• Bën lëvizje të përtypjes.

• Shfaq shenja të shtimit në peshë (pesha që nga lindja është dyfishuar).

• Shfaq interesim për ushqim.

• Mund ta mbyll gojën rreth lugës.

• Mund ta lëviz ushqimin para dhe prapa në gojë.

• Mund ta lëviz gjuhën para dhe mbrapa, por humb tendencën për të shtyer ushqimin me gjuhë.

• Duket e uritur pas 8 deri në 10 ushqyerjeve me qumësht gjiri apo me qumësht formula.

• I dalin dhëmbët.

Çfarë ushqimi

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme.

• Drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Çfarë sasie

• Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule.

• Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Këshilla të ushqyerjes

• Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Mosha: 6 gjer në 8 muaj- Shenjat e leximit për ushqime të forta

Çfarë ushqimi

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb).

•Pemë të shtypura apo të bluara (banane, dardha, lengmolle, pjeshka).

• Perime të shtypura apo të bluara (avokado, karrota të ziera mirë, kungull, and patate të ëmbla).

Çfarë sasie

• 3 deri në 9 lugë të mëdha me drithëra, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me pemë, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

• 1 lugë të madhe me perime, duke e rritur gradualisht deri në ¼ deri në ½ të gotës, në 2 deri në 3 ushqyerje.

Këshilla të ushqyerjes

• Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Mosha: 8 gjer në 10 muaj - Shenjat e leximit për ushqime të forta dhe të ushqyerit me gishtërinj

• Kap objekte me gishtin e madh dhe gishtin tregues.

• Kalon gjërat nga njëra dorë në tjetrën.

• Vendos gjithçka në gojën e tij.

• Lëviz nofullën në mënyrë të përtypjes.

Çfarë ushqimi

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurtit, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).

• Pure pemësh dhe perimesh (banane, pjeshkë, dardha, avokado, karrota të ziera, kungull, patate, patate të ëmbla).

• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).

• Sasi të vogla proteinash (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lekurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).

• Lëng pa citron (molla apo dardha).

Çfarë sasie

• ¼ gjer në 1/3 gotë bylmet (apo djathë).

• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.

• ¼ gjer në ½ gotë pemë.

• ¼ gjer në ½ gotë perime.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim i pasur me proteina.

• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

Këshilla të ushqyerjes

• Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.

Mosha: 10 gjer në 12 muaj - Shenjat e leximit për ushqime të forta shtesë

• Gëlltit ushqimin më lehtë.

• Ka dhembë më shumë.

• Nuk e shtyen me ushqimin jashtë gojës me gjuhë.

• Mundohet të kap lugën.

Çfarë ushqimi

• Qumësht gjiri apo vetëm qumësht formule.

• Sasi të vogla të djathit të butë të pasterizuar, jogurt, xhizë (por jo qumësht lope deri në moshën 1 vjeç).

• Drithëra të pasura me hekur (oriz, tërshërë, elb, drithëra të përziera).

• Pemë të prera në kube apo në fije, apo të bëra pure.

• Perime të ziera butë, me madhësi kafshate (karrota, bizele).

• Ushqim i kombinuar (makarona me djathë, tavë).

• Proteina (vezë, mish i bluar, shpendë, dhe mish peshku pa halë, fasule të ziera mirë dhe pure fasulesh me thjerrëza me lëkurë të butë, bizele të prera, fasule të zeza).

• Ushqim gishtërinjësh (copa të vogla gjevreku, copa të vogla bananeje, pasta spirale të ziera mirë, biskota, drithë në formën O me sasi të vogël të sheqerit).

• Lëng pa citron.

Çfarë sasie

• 1/3 gote bylmet (apo djathë).

• ¼ gjer në ½ gotë drithëra të pasura me hekur.

• ¼ gjer në ½ gotë pemë.

• ¼ gjer në ½ gotë perime.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të kombinuar.

• 1/8 gjer në ¼ gotë ushqim të pasur me proteina.

• ¼ gjer në ½ gotë lëng pa citron.

Këshilla të ushqyerjes

• Ushqimin e ri ia jepni vetëm një herë, pastaj pas 3 ditësh për tu siguruar nëse foshnja nuk është alergjike në atë ushqim.