Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është e dëmshme të hani shumë çokollatë gjatë shtatëzanisë?

Çokolata në shtatëzani

Edhe pse çokollata përmban një sasi të caktuar të kofeinës, s’ka ndonjë dëshmi se sasitë e moderuara (të përmbajtura) të çokollatës janë të dëmshme për gratë shtatëzëna.

Në anën tjetër, është dëshmuar se çokollata ndikon në neurotransmetuesit në trurin tuaj për t’ju japur një ndjenjë të mirë të mirëqenjës.

Sidoqoftë pacientet të cilët janë diagnostikuar me diabet gestational duhet ti shmangen çokollatës dhe karbohidrateve tjera.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mvaret së çfarë nënkuptoni me fjalën “shumë“! Ngrënja e çokollatës gjatë shtatëzanisë është e padëmshme, por nuk do të duhej ta teproni në sasi për dy arsye. Arsyeja e parë është se mund të ju ndalojë shumë ushqime tjera të shëndetshme, dhe mund të ju shtojë shumë peshë.

Arsyeja e dytë është kofeini. Nëntë embëlsira të çfarëdo lloji përmbajnë vetëm rreth 10 miligram të kofeinit. Por sasia e kofeinit mund të shtohet nëqoftëse hani shumë çokollata dhe pini pije të kofeinizuara. (Në përgjithësi nënat që do të lindin do të duhej ta limitojnë marrjen e kofeinit në 200 mg. për një ditë.)