Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i dëmshëm agjërimi gjatë shtatzënisë? Këshilla nga mjekët e Spitalit Amerikan

Hulumtimet lidhur me agjërimin tek gratë shtatzëna janë të limituara

- A është i ndaluar agjërimi tek shtatzënat?
- Si ndikon agjërimi tek shtatzënat?
- Si ndikohet fryti në barkun e nënës gjatë agjërimit?

Ndërkohë që njëriu normalisht mund të përballojë një kohë të gjatë pa ngrënë, shtatzënat janë në gjendje të përballojnë një kohë më të shkurtër, vetëm një të tretën të kësaj kohe urie. Në fakt edhe nga ana e fesë islame përgjegjësia për agjërim është lehtësuar për gratë shtatzënë, dhe ato të cilat kanë fëmijë në gji. Shtatzënat kanë nevojë për sasi më të mëdha të kalorive proteinave mieraleve dhe vitaminave si për vete ashtu edhe për frytin. Në organizmin e shtatzënave rritet nevoja e përdorimit të sheqerit, për ketë arsye vlerat e sheqerit në gjak bien dhe si rrjedhojë ndjenja e urisë është më e shpeshtë. Për ti mbajtur stabile vlerat e sheqerit gratë shtatzëna duhet të ushqehen me porcione të vogla dhe të shpeshta. Përderisa agjëroni atëherë është e pa mundur ti përmbaheni këtyre rregullave. Gjatë kohës kur ju nuk ushqeheni mirë atëherë vlerat e sheqerit bien, shkatërrohen qelizat yndyrore dhe kjo gjendje shkakton prodhimin e ketoneve në gjak. Duhet të kemi parasysh që rritja e ketoneve në gjak nëse depërton tek bebi mund të shkaktojë çrregullimë neurologjike dhe psikologjike dhe këto efekte anësore mund të shfaqen pas disa vitesh.

Në anën tjetër nevojat e organizimit për ujë rriten. Për këtë arsye është e nevojshme të merren sasi më të mëdha të lëngjeve. Në rast se nuk merrni sasi të mjaftueshme të lëngjeve apo keni dehidrim (djersitje, barkqitje etj) atëherë mund të paraqiten probleme me veshkat e nënës, shtypjen e gjakut dhe mund të ndikohet edhe lëngu amniotik ku qëndron bebi. Për këtë arsye gratë, të cilat agjërojnë dhe nuk marrin kalori dhe lëngje të mjaftueshme ditore mund të ju paraqiten simptomat si tension i ulët, mundim, lodhje, nervozë, tharje e gojës, kapsllëk, urinim i rrallë, temperaturë e lartë, marramëndje etj. Gjithashtu në kohën e iftarit dhe syfyrit tendenca për të deponuar sasi të bollshme të kalorive mund të shkaktojë shtim në peshë dhe jo rahati. Në rast se doni të agjëroni pa syfyr atëherë mund të paraqitën probleme të tjera si; për shkak të marrjes të pamjaftueshme të lëngjeve sasia e djersës do të jetë më e vogël dhe do të rriten materiet toksike të organizimit. Gjithashtu edhe lëvizjet e shpeshta dhe të shumta, veshja e rrobave më të mbyllta në këtë nxehtësi apo puna e tepërt në ambiente të mbyllura dhe të nxehta mund të shfaqin probleme të tilla.

Hulumtimet lidhur me agjërimin tek gratë shtatzëna janë të limituara. Në përgjithësi është e rëndësishme që të gjitha institucionet shëndetësore duhet të jenë të vetëdijshme lidhur se si do të përballojë periudhën e urisë nëna dhe bebi. Gjatë agjërimit mund të merrni sasi më të vogla të vitaminave dhe disa materieve të rëndësishme për shtatzëninë. Duhet të keni kujdes që këto sasi duhet të zëvëndësohen pas iftarit.

Në periudhën e parë të shtatzënisë për shkak të vjelljeve, mundimeve dhe lakmisë ndaj ushiqmeve efektet jo të dëshirueshme të agjërimit janë më të theksuara. Ndërsa në muajt e mëvonshëm është vërejtur zvogëlim i lëvizjeve të bebit dhe disa funksioneve të tjera (si zemra, frymëmarrja etj). Tek gratë shtatzënë hormoni i stresit është më aktiv gjatë agjërimit. Në periudhën e zhvillimit të shpejtë të fëmijëve nëse nënat agjërojnë është vërejtur që ata fëmijë lindin me peshë më të vogël, por duhet të kemi parasysh që kjo gjë nuk është e vertëtuar asnjëherë nga ana statistikore. Këto raste mund të vërehen diku 4% kurse tek nënat që agjërojnë vërehet 8% të fëmijëve që lindin më peshë më të vogël. Në një hulumtim shkencorë tregohet se në raste të agjërimit të nënës në tre mujorin e fundit mundësia që akti i lindjes të përfundojë me cezerian është më i lartë dhe sëmundja e sheqerit mund të shfaqet më shumë, gjithashtu pas lindjes, bebit mund ti nevojitët kujdes më i shtuar neonatal etj, por në hulumtime të tjera nuk tregohen kundërindikacione të tilla.

Nënat shtatzënë, të cilat kanë probleme me sëmundje të tensionit, sheqerit, probleme të lukthit, mëlçisë, zorrëve nuk duhet të agjërojnë. Edhe në periudhën e mundimeve dhe vjelljeve nuk duhet të agjërojnë për arsye se toleranca e trupit dobësohet dhe kjo mund të shkaktojë lodhje. Në vëndin tonë jemi në dijeni që shumica e shtatzënave nuk janë të vetëdijshme për sëmundjet e tyre, të cilat i kanë kaluar apo edhe i mbartin, për këtë arsye nëse agjërojnë kjo mund të e keqësojë gjendjen si të nënës ashtu edhe të bebit. Së pari duhet të vlerësohet shëndeti në përgjithësi i nënës, dhe sipas saj të jepet një vendim i shëndetshëm lidhur më agjërimin e saj në muajin e ramazanit. Ato nëna, të cilat e kanë besimin e tyre në fe dhe patjetër do agjërojnë, së pari duhet të konsultohen me doktorin e tyre, personelin shëndetësorë dhe nutricistin për të i'a përpiluar një ushqim të posaçëm për gjendjen e tyre shëndetësore. Në rast të ndonjë sëmundje serioze nuk duhet agjëruar. Gjatë ditës dhe motit të nxehtë duhet të pushojnë sa më shumë dhe ta eliminojnë nxjerrjen e lëngjeve nëpërmjet djersës. Nuk duhet të bëjnë ushtrime fizike të rënda apo ecje në kohë të nxehtë. Në iftar duhet të hanë ushqim të lehtë, të marrin sa më shumë lëngje, të qëndrojnë larg ushqimit që tretet vështirë, pas iftarit të ushqehen se paku 2 herë me porcione të vogla dhe mos ta neglizhojnë ushqimin në syfyr.

Në periudhën e lehonisë dhe gjidhënjës është e rëndësishme të merret ushqim dhe lëngje të mjaftushme. Të gjitha kundërindikacionet që u përmënden për agjërimin e nënave shtatzënë, vlejnë edhe për nënat në periudhen e gjidhënjës. Nëse agjëroni atëherë duhet të kompensohet sasia e lëngjeve dhe vitaminave. Në raste të kundërta do të ballafaqoheni më probleme ku mund të dobësohet kualiteti i qumështit, të keni sasi jo të mjaftueshme dhe mund të ju ndërpritet për një kohë të shkurtër.

 

Spitali Amerikan

* Artikull i sponsorizuar nga Spitali Amerikan