Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A është i dëmshëm konsumimi i peshkut dhe ushqimeve të tjera të detit gjatë shtatëzanisë?

Konsumimi i peshkut dhe ushqimeve të tjera të detit gjatë shtatëzanisë

Ju mund të merrni të gjitha benefitet e shëndetshme duke konsumuar peshk dhe të minimizoni rrezikun nga ndotësit nëse dini të zgjidhni llojin e peshkut. Shumica e ushqimeve të detit janë burim i shkëlqyeshëm i proteinave, vitaminave dhe mineraleve që ju nevojiten tani. Gjithashtu, ka të dhëna që sugjerojnë që zhvillimi i trurit të foshnjes lulëzon nga omega-3 acidet që gjenden në shumë lloje të peshkut. Por disa tipe të veçanta janë të limituara gjatë shtatëzanisë.

Arsyeja: Disa prej ndotësve natyrorë si merkuri, dyoksidet, PCB-ët dhe pesticidet, absorbohen nga disa lloje të peshkut gjatë notimit dhe ushqimit në ujëra të infektuara. Eksperimentet me kafshë kanë treguar që dozat e mëdha të këtyre ndotësve mund të prodhojnë dështim, defekte të lindjes dhe një mori të problemeve të tjera. Tek njerëzit, konsumimi i peshkut nga ujërat e ndotura mund të shpie tek aborti, lindja e parakohëshme dhe tek pengesat fizike në zhvillim të foshnjeve të cilat iu ekspozohen këtyre kemikalieve në mitër.

Fatmirësisht, vetëm disa lloje të peshkut përmbajnë sasi të ndotësve të dëmshëm. Se sa kemikalie peshku absorbon mvaret nga shumë faktore, duke përfshirë këtu llojin dhe moshën, dhe se sa ndotës ka në ujin ku ata kanë jetuar. Kur është fjala për merkurin, për shembull, peshkaqeni, skumbri mbret, peshku shpatë dhe peshku me kapelë përmbajnë koncentratet më të larta, prandaj sigurohuni ti shmangeni plotësisht konsumimit të tyre gjatë shtatëzanisë apo gjatë gjidhënjes.

Tuna gjithashtu përmban sasi të lartë të merkurit, prandaj do të ju nevojitet të limitoni konsumimin e saj. Tuna e bardhë (albacore) dhe tuna stejk kanë tre herë më shumë merkur se sa tuna lajt, prandaj mund të themi që është më sigurtë po ti shmangeni plotësisht.

Salmoni mund të jetë poashtu problematik por për arsye të ndryshme nga këto tjerat. Ka sasi të vogël të merkurit por disa hulumtime kanë treguar që në krahasim me salmonin e egër, salmoni që blehet ka nivel të lartë të dyoksineve dhe ndotësve të tjerë. Dhe meqë nuk ka mënyrë të sigurtë për të treguar se nga vjen salmoni nga tregu në tryezën tuaj, do të ju duhej ta heqni nga menyja e juaj prenatale për momentin.

Nëse ju pëlqen ushqimi i detit dhe jeni të prirur për të konsumuar shumë nga ato, ju mund të konsumoni llojshmëri të tjera që nuk janë të lidhur me ndotës si: karkalecët, guacat, shojzat e detit, molusqet, butakët e perlave, tilapia, mustakët, peshkun e bardhë, sardelet, karavidhet, gaforret dhe grindavecët. Poashtu mvaret se cilin lloj të peshkut e keni ngrënë, për të thënë nëse mund të konsumoni edhe një racion tjetër gjatë javës.