Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çaji i bimëve në shtatëzani

A është e shëndetshme të pihet çaji i bimëve gjatë shtatëzanisë?

Mvaret. Nuk besoj se çfarëdo gjë që gjendet në treg mund të bëjë dëm në dozë të një gote çaji (edhe pse i them pacientëve të mi që ti shmangen bimëve, në përgjithësi gjatë tremujorit të parë kur fetusi është posaçërisht i lëndueshëm). Çajrat janë aq shumë të shpërberë në krahasim me prodhimet herbale për shembull. Do ti evitoja çajrat që kanë përbërje me reakcione të njohura farmaceutike, siç janë për shembull Kava apo St. John Wort. Poashtu do të evitoja çajrat që mund të startojnë probleme menstruale apo të mitrës, siç janë 'cohosh' i zi ose i kaltër. Çaji i Malinave është zakonisht i përdorur si bazë e të gjitha çajrave për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe është plotësisht i padëmshëm. Mendohet se ndihmon kundër forcimeve dhe ngërçeve të mitrës gjatë lindjes. Një tjetër çaj i shëndetshëm dhe i padëmshëm është Aveena apo çaj nga fijet e tërshërës, i cili është i dobishëm për sistemin nervor dhe ndihmon kur jeni të shqetësuar apo depresiv. Çaji nga hithat poashtu është i padëmshëm dhe përmban plot minerale ushqyese.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Nuk e di ndonjë që është i dëmshëm. Nëse dëshironi që të pini kamomil apo mentë, kjo gjë është në rregull. Por nuk do të pija çajra të cilët kanë 'shtesë ushqyese' siç është St John Wort apo ginseng.

Shtesat nuk janë të dëmshme për foshnjën por nuk janë as të dobishme. Në përgjithësi sa më pak gjëra të pasigurta që të gëlltitni aq më mirë do të ndjeheni. Dhe nuk mund ta dini se çfarë materie kontaminuese mund të përmbajnë këto shtesa, sepse askush nuk i kontrollon ato.

Erina 4 (8 vite më parë)
nuk ma merr mendja qe eshte i demshem mu ma rekomandoj mjekja ne shtatzani se kisha infeksion pak .
Djana Djana (9 vite më parë)
Ju lutem po çaji i boronoces a është i dëmshëm unë jam në javën e 15 dhe pi për ditë nga një filxhan çaj boronice. Ma kanë dhënë më të njohur dhe me kan then është e pastër kokrra se nuk është më bustin. E preferoj shumë po ju lutem a është i dëmshëm në gravidance? Faleminderit

/komuniteti