Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Konsumimi ujit në shtatëzani

Çfarë sasie të ujit duhet konsumuar gjatë ditës?

Minimumi optimal i ujit të cilin shtatëzëna duhet konsumuar gjatë ditës është prej 1.8 gjer në 2.5 l, ndërsa duhet pasur parasysh që nëse ushtroni apo nëse është kohë e nxehtë duhet konsumuar sasi edhe më të madhe, sepse tani djersiteni më shumë, por edhe nëse qëndroni në hapësirë të nxehtë në të cilën ka ajër të thatë. Për këtë mos harroni gjithmonë mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni.

Nëse keni ndonjë problem, me veshkë, shtypje të lartë apo ngjashëm, konsultohuni me mjekun tuaj, i cili do të ju këshillojë se çfarë sasie të ujit duhet të konsumoni pa marr parasysh sëmundjen tuaj.

Sa shpesh duhet të pi ujë?

Më së miri do të ishte që të bëni ndarjen e sasisë së lëngjeve gjatë ditës, në vend që të pini sasi të madhe vetëm disa herë në ditë. Orientohuni në numrin e vakteve dhe zëmrave dhe gjatë secilit pini një gotë apo dy me ujë, apo mbushni sasinë e rekomanduar në shishe, sepse ashtu do të keni mundësi që të kontrolloni se sa keni pirë, por keni kujdes.

Mos prisni që të keni etje, dhe pastaj të pini ujë. Disa persona nuk ndjejnë etje, madje edhe kur dehidrojnë, ndërsa tjerët e kanë shenjë të parë të dehidrimit.

A guxoj që të pi ujë edhe gjatë natës?

Shmangni konsumimin e ujit para se të fleni, sepse për këtë do të ju duhet të zgjoheni gjatë natës. Shkuarja në toalet gjatë natës është problemi kryesor lidhur me gjumit gjatë shtatëzanisë.

Nëse jeni mësuar që të pini ujë gjatë natës, dhe nuk ju paraqet problem kjo, nëse vazhdoni të pini dhe më tej, mos e teproni. Mjafton një gotë ujë gjatë tërë natës.

A mund të zëvendësojnë ujin, lëngjet, kafeja apo çajërat?

Në shtatëzani më së miri është që të pini ujë, sepse asgjë nuk mund ta zëvendësojë, primare është që nuk përmban kalori të shprazëta, përderisa pijet të cilat përmbajnë kafein (i cili është diuretik) dhe sheqer do të duhej ti shmangni.

Nëse dëshironi që të përmirësoni shijen e ujit, shtrydhini ndonjë fetë limoni apo portokalli.