Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Mineralet në ushqim të shtatzënave

Cilat minerale janë të domosdoshme gjatë shtatzënisë?

Gjatë shtatzënisë duhet të rrisni konsumimin e mineraleve

Mineralet janë substancat pasive në ushqimin tonë, shumë të nevojshme për rritje dhe zhvillim të organizmit: për rritjen e qelizave, zhvillimin e skeletit dhe prodhimin e energjisë. Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënjes, duhet të rrisni konsumimin e mineraleve.

Kalciumi

Kalciumi është mineral, i cili në organizëm ka rol të shumëfishtë: i nevojshëm për formimin normal të eshtrave dhe dhëmbëve të foshnjave si dhe për prodhimin e qumështit. Për absorbimin dhe rregullimin e kalciumit është e nevojshme vitamina D.

 

Doza e preferuar gjatë shtatzënisë

Doza ditore e preferuar gjatë shtatzënisë dhe gjidhënjes është 1,2 mg. Sasinë e mjaftueshme të kalciumit në organizëm mund ta merrni duke konsumuar katër herë në ditë gjëra nga grupi i prodhimeve qumështore.

 

Kalciumi në gjërat ushqimore

Më së shumti gjendet në qumësht dhe prodhime qumështore, salmon, sardele, bukë, pemë arre dhe perime jeshile, brokoli, lulelakër, lëng portokalli të pasur me kalcium, djathë tofu… Kalciumi stabilizon funksionet nervore dhe psiqike: zvogëlon nervozën dhe ndihmon për pagjumësinë, problem ky i shpeshtë tek shtatzënat.

Si pasoje e mungesës së konsumimit të kalciumit mund të vie gjer tek osteoporoza kalimtare (reverzibile). Shmangni konsumin e tabletave të hekurit dhe kalciumit njëkohësisht, sepse absorbohen më mirë në organizëm kur merren veçmas.

Magnezi

Mundëson funksionimin normal të zemrës dhe enëve të gjakut, rrit rezistencën ndaj infeksioneve dhe ndihmon në mbrojtjen nga stresi. Është i nevojshëm për funksionimin e nervave dhe muskujve.

 

Doza e preferuar gjatë shtatzënisë

Doza ditore është rreth 450 mg. Më së miri është që ta konsumoni me vitamin C, A dhe kalcium, sepse atëherë shfrytëzohet më së miri, por shmangni konsumimin gjatë ushqimit sepse shkakton thartirë në lukth dhe pengon tretjen. Duhet shmangur konsumimin afatgjatë të magnezit në formë tabletash, sidomos shtatzënat me probleme të zemrës dhe veshkave.

 

Magnezi në gjërat ushqimore

Magnezi mund të gjendet mjaftueshëm në fasule, bizele, thjerrëza, soja, arra dhe kakao.

Hekuri

Në mënyrë që të mundësohet rritja e indeve gjatë shtatzënisë, duhet të rritet numri i rruzave të kuqe të gjakut, të cilat i ushqejnë këto inde. Shtatzënat prodhojnë 45 % më shumë gjak, i cili pompohet përmes placentës gjer tek embrioni. Gjaku bart materiet ushqyese dhe oksigjenin gjer tek foshnja juaj, ndërsa hekuri bart oksigjenin përmes gjakut.

Nga burimet tuaja të hekurit, një e treta do të bartet në foshnjen tuaj, në mënyrë që ti formohet gjaku dhe të akumulojë burime hekuri, të cilat do të përdoren në periudhën e parë të jetës.

 

Doza e preferuar gjatë shtatzënisë

Prisni me konsumin e hekurit gjer në tremujorin e dytë, sepse në tremujorin e parë nevojat për hekur janë më të vogla, kurse ai mund të forcojë ndjenjën e neverisë në mëngjes. Në tremujorin e dytë dhe të tretë do të keni nevojë për dozë të dyfishtë të hekurit sesa para shtatzënisë.

Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënjes doza e nevojshme ditore është 3.0 – 3.5 mg, dhe merret aq sa ju rekomandon mjeku, përndryshe mund të ketë efekte negative – pengesa në tretje, neveri dhe kapsllëk.

Pas dy javësh aplikim terapie është e nevojshme të bëni pauzë prej dy javësh në mënyrë që enzima-trasferin edhe më tej të ketë rol mbrojtës imuniteti dhe antibakterial. Për shkak të neverisë, shmangni konsumimin e hekurit para fjetjes.

Mungesa e hekurit në shtatzëni shkakton anemi sideropedike, e cila vërtetohet me analizën laboratorike të numrit të eritrociteve (rruzave të kuqe të gjakut) dhe nivelit të hekurit në gjak. Lodhja është shenjë e anemisë së lehtë. Anemia e formës së rëndë ka simptome tjera siç janë: lodhja, dobësia, tendenca për infeksione, zbehtësia, palpitimi dhe marramendja.

 

Hekuri në gjërat ushqimore

Hekuri në ushqim gjendet në perimet me gjethe jeshile (spinaç), mish të kuq, pemë të thata dhe arra, që fatkeqsisht nuk sigurojnë sasi të nevojshme të hekurit në shtatzëni.

Që ti ndihmoni organizmit tuaj, zvogëloni konsumin e kafesë dhe çajit (zvogëlojnë aftësinë e organizmit që të përdorë hekurin), shmangni dozat e mëdha të vitaminave A dhe gjatë shujtave të pasura me hekur, konsumoni lëng portokalli për shkak të vitaminës C e cili e ndihmon organizmin të absorbojë më mirë hekurin.

Zinku

Zinku ndihmon në sintezën e proteinave.

 

Doza e preferuar gjatë shtatzënisë

Doza ditore e preferuar është 15 mg.

 

Zinku në gjërat ushqimore

Në ushqim, zinku në sasi të madhe ka në mish, vezë, mëlçi, fruta deti, guaca deti, fara gruri dhe në drithëra.

Bakri

Bakri e ndihmon organizmin të absorbojë hekurin dhe të përmirësojë punën e metabolizmit.

Natriumi

Natriumi është elektrolit – një nga mineralet që janë të nevojshme për rregullimin e lëngjeve në organizëm. Ka rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e baraspeshës acid-bazë në gjak, ndërsa pa të, materiet ushqyese nuk do të mund të kalonin përmes qelizave të membranave.

 

Doza e preferuar gjatë shtatzënisë

Gjatë shtatzënisë dhe periudhës së gjidhënjes nevoja për natrium rritet, por këtë nevojë mund ta kënaqni me ushqim normal. Doza e preferuar ditore e natriumit është rreth 2,4 mg.

 

Natriumi në gjërat ushqimore

Natriumi në gjërat ushqimore gjendet në sasi shumë të vogla. Kripa, si mëlmesë, është burimi më i madh i natriumit. Një lugë kripë përmban 2,4 mg natrium. Në mënyrë që të kontrolloni konsumin e natriumit në organizëm gjithmonë lexoni përmbajtjen në etiketën e prodhimeve, sasia e përgjithshme e natriumit në prodhim është e theksuar në miligram.

Nëse e kriposni shumë ushqimin, duhet të zvogëloni konsumin e natriumit, dhe të ndryshoni mënyrën e ushqyerjes në rast se konsumoni prodhime të cilat kanë më pak se 400 mg natrium në një shujtë.

Shumicës së grave, miqtë dhe familjarët u këshillojnë që të zvogëlojnë konsumin e kripës që të ulin ndjenjën e fryerjes dhe ënjtjes së nyjeve. Ky nuk është rekomandim mjekësorë. Zvogëlimi i konsumit të natriumit nuk është gjithmonë i rekomandueshëm, sepse mungesa e tij në shtatzëni mund të çojë në çrregullime delikate të ujit tek nëna dhe foshnja.

Ënjtja apo edema, është paraqitje e shpeshtë në shtatzëni dhe lajmërohet për shkak të prodhimit të rritur të estrogjenit. Estrogjeni rrit mundësinë e indit që të absorbojë ujin në indin lidhës, dhe me këtë sa më shumë të mbajë krijimin e edemave.