Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Trashësia gjatë shtatëzanisë

Çfarë nënkuptohet në të vërtetë me termin trashësi?

Trashësia është niveli i lartë i yndyrës në organizëm. Ju tërheqim vëmendjen që termin trashësi të mos e lidhni me ushqimin e tepruar (që nënkupton rritjen e peshës së trupit në raport me peshën ideale duke llogaritur sasinë e tepërt të ujit – të ashtuquajtur edema) apo masës muskuloze (të pranishme psh. tek atletët, bodibilderët,…) apo tek kockat e rënda.

Deri tek trashësia vie kur qelizat yndyrore në trup rriten dhe rritet dhe numri i tyre (qelizat yndyrore më parë rriten, dhe më pastaj rriten për nga numri tyre). Në atë rast keni më shumë kilogramë se sa pesha trupore ideale (pesha trupore e preferuar e cila fitohet në raport me gjatësinë tuaj, peshën, gjendjen në të cilën ndodheni – psh. shtatëzania), dhe ajo tepricë zakonisht është yndyrë (85 %), dhe një pjesë e vogël është ujë dhe muskuj.

A mund të ndikojë trashësia negativisht në shtatëzaninë time?

Natyrisht që mundet. Pesha e tepërt dhe trashësia mund të shkaktojnë vështirësi në ovulim, paraqitjen e diabetit (diabeti gjatë shtatëzanisë), aneminë, zgjerimin e venave në këmbë, rritjen e tensionit të gjakut dhe kolesterolin (sasinë e yndyrës në gjak).

Komplikimet lajmërohen edhe gjatë lindjes: plasja e parakohshme e ujit amniotik, dobëson kontraktimet e mitrës (që “shqetëson” fryti), lindja zakonisht duhet bërë me anë të operimit (prerje cezariane, nxerrja e frytit me pincë apo me pumpë vakumi), gjakderdhja pas lindjes është më e shpeshtë sesa tek shtatëzënat me masë trupore normale, të shpesha janë edhe infeksionet e organeve urinare dhe gjenitale…

A egzistojnë predispozitat gjenetike për paraqitjen e trashësisë?

Duhet pranuar që trashëgimia gjenetike është një ndër faktorët kryesorë për paraqitjen e trashësisë (ajo madje shkakton 30 – 40 % të trashësisë). Pranë predispozitave gjenetike (shpesh ndodh tek shumë pjesëtarë të familjes – kjo tregon faktorin gjenetik) paraqitja e trashësisë tek ju mvaret edhe nga mënyra e jetesës dhe shprehitë në të ushqyer të pranishme në familjen tuaj.

Çfarë e shkakton trashësinë?

Përveç shkaktarëve që i përmendëm më lartë, mund ti themi edhe disa faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në zhvillimin e trashësisë siç janë: aktiviteti i vogël fizik, konsumimi i tepërt i ushqimit (si pasojë e qëndrimit negativë që mendohet që gjatë shtatzanisë duhet ngrënë për dy vetë), pengesat psikologjike (të cilat shpiejne ka konsumimi i tepërt i ushqimit), çrregullimi hormonal sekrecional dhe ndërrimi i materieve, ku këtu hyn edhe ndikimi i mediave (reklamimi i prodhimeve “jo të shëndetshme” dhe të pasura me kalori), zgjedhja dhe pregatitja e gjërave ushqimore në mënyrë jo të drejtë, përdorimi shumë i shpeshtë i transportit ( zvogëlimi i ecjes në këmbë) etj.

A mund të ndikojë negativisht trashësia gjatë shtatëzanisë në shëndetin e foshnjes sime?

Fatkeqsisht, përgjegjja është se mundet. Nëse gjatë shtatzanisë jeni të trashë, shanset janë të mëdha (madje në 75 % të rasteve) që fëmiu në vitet e mëvonshme të jetë poashtu i trashë. Gjithashtu, rritet edhe mundësia e dëmtimit të enëve të gjakut (trashen) të foshnjes suaj nëse gjatë shtatzanisë konsumoni më shumë kalori se sa preferohet (sidomos gjërat ushqimore të pasura me yndyrë), respektivisht rritet koncentrimi kolesterolit në gjakun e foshnjes ende të palindur, me këtë edhe rreziku për paraqitjen e aterosklerozës në periudhën e mëvonshme. Trashësia rrit edhe rrezikun për paraqitjen e diabetit tek foshnja.

Si mund ta parandaloj paraqitjen e trashësisë gjatë shtatëzanisë?

Paraqitjen e trashësisë në masë të madhe, mund ta parandaloni me ndërrimin e mënyrës së të jetuarit, sidomos të ushqyerit.

Që të mund ti shmangeni pasojave nga trashësia, patjetër duheni që:

1. Gjatë shtatzanisë të bëni vizita të rregullta, ku do të kontrolloni masën trupore (vizita është e nevojshme të bëhet çdo muaj). Është e PASAKTË, thënja që duhet të fitoni në muaj nga 1 kg. Gjatë nëntë muajve kursesi nuk duhet fituar më shumë se 15 kg!

Sidomos nuk duhet të trasheni gjatë muajve të parë të shtatzanisë (sepse rritja e peshës trupore gjatë shtatzanisë dhe numri i madh i kilogramëve mund të shkaktojnë diabet të shtatzanisë). Gjithashtu, duhet përmendur që nuk ka rritje ideale të peshës gjatë shtatzanisë (është individuale).

2. Krahas kontrollës së rregullt të peshës trupore, këshilla jonë do të ishte që gjatë shtatzanisë të konsumoni në organizëm llojllojshmëri të gjërave ushqimore të cilat do të ju mundësojnë ju dhe foshnjes suaj një jetë më të shëndetshme dhe do parandalojnë paraqitjen e trashësisë (si një ndër komplikimet më të mundshme).

Më e rëndësishme është që ushqimi juaj të jetë i shëndetshëm (në lidhje me vlerën kalorike dhe kualitative, poashtu dhe atë nutritive të gjërave ushqimore), i llojllojshëm dhe i baraspeshuar.

A më lejohet të mbajë dietë gjatë shtatëzanisë?

Edhe pse numëruam të gjitha rreziqet të cilat i bart me vete trashësia edhe për ju edhe për foshnjen tuaj, gjatë shtatzanisë dhe gjatë gjidhënjes në asnjë mënyrë nuk këshillohet të mbani dietë (zvogëlimi i vlerave kalorike të ushqimit njëkohësisht mund të reduktojë materiet me vlerë ushqyese - nutritive foshnjes suaj).

Por keni parasysh që shtatzania është periudhë e përsosur për ndërrimin e shprehive tuaja, me faktin që tani keni më shumë kohë të lirë dhe jeni tërë kohën nën mbikqyrjen e mjekut.

Si ta mund trashësinë gjatë shtatëzanisë?

Ushqimi adekuat është njëri nga “armët” bazë që do të ju ndihmojë ta mundni trashësinë, dhe favorizues gjatë periudhës së shtatzanisë dhe gjidhënjes. Keni parasysh që gjatë shtatzanisë duhet shmangur ushqimin e varfër me kalori apo konsumimin e pamjaftueshëm të sasisë së ushqimit.

Për këtë ndihmë, drejtohuni tek dietiku juaj, i cili mund të ju udhëzojë menynë e përshtatshme të gjërave ushqimore me kalori të preferueshme (në raport me peshën trupore dhe gjendjen në të cilën ndodheni momentalisht).

Si ta mirëmbajë peshën e trupit?

Ja edhe disa shembuj të cilët mund të ju ndihmojnë:

1. Sulmet e urisë janë shkaktarë të shpeshtë të trashësisë. Si ti parandaloni gjatë ditës, hani më shpesh me sasi më të vogla (në vend të 2-3 shujtave voluminoze) dhe MOS HARRONI për të ngrënë mëngjesin (do tju sigurojë energjinë që ju nevojitet dhe do parandalojë “sulmet” e urisë gjatë ditës)! Në menynë tuaj ditore futni gjithsesi dy pemë minimum (pemë të freskëta, kompot…) apo shujta qumështore (puding, qumësht, jogurt, kos, sytlijash…) – kjo do mbush kohën në mes të shujtave kryesore.

2. Mbani ditar të ushqimit të cilin do ta shkruani në cilën kohë e keni ngrënë dhe si jeni ndjerë (a keni patur uri në atë kohe apo jo). Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni ushqimin tuaj dhe do parandaloni të ngrënit në kohën kur nuk keni uri.

3. Keni kujdes në sasinë e ushqimit të cilën e hani. Një truk: në pjatë vendosni ushqimin që është i mjaftueshëm për një shujtë, ndërsa nga tryeza i heqni të gjitha pjatat tjera me ushqim.

4. Hani ngadalë, në këtë mënyrë sasia e vogël e ushqimit mund të ju duket më e madhe.

5. Mos hani “krekerë” në mes të shujtave kryesore (mëngjes, drekë, darkë). Në vend të tyre hani pemë të freskëta dhe perime.

6. Mos i heqni nga menyja juaj gjërat (bukën, drithërat, çokolatën…), thjeshtë vetëm zvogëloni sasinë.

7. Nëse ju bie në qejf për ndonjërën nga gjërat e “ndaluara” ushqimore (ëmbëlsirë, çokolatë, lëng i gazuar, gotë vere,…) më mirë merrni një sasi të vogël sepse përmbajtja do tju rris dëshirën edhe më shumë, dhe mund të ndodh që herët apo vonë gjithsesi sdo të mund të përmbaheni dhe do hani sasi edhe më të madhe.

8. Keni kujdes me prodhimet “light”! Kur i përdorni këto prodhime, keni kujdes për sasinë sepse ky është pikërisht një “kurth” kur janë në pyetje këto prodhime. Shpesh ndodh që para konsumimit të tyre, të besojmë që mund të hamë më shumë, sepse ato nuk kanë kalori. Duhet tju tërheqim vëmendjen që ndonjëherë ato vetëm sa e “shtojnë” apetitin.

9. Edhe pse jeni shtatzënë, aktiviteti fizik, siç është noti apo shëtitja, janë të nevojshëm për mirëmbajtjen apo për humbjen e peshës trupore.