Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vitamina C në shtatëzani

A është e shëndetshme të mirret vitamina C gjatë shtatëzanisë?

Vitamina C në vete nuk është e dëmshme, por është gjë e mençur që të mos teprohet me mega – dozime kur jeni shtatëzënë.

Zgjedhja më e mirë për ju është që të hani shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve dhe përkujdesuni që të hani së paku një artikull çdo ditë që është i pasur me vitamin C, siç është lëngu i portokallit, kivi ose dredhëza. Nëqoftëse jeni duke marrë vitamina para lindjes të përshkruara nga mjeku, atëherë sigurisht jeni duke marrë dhe plot vitamina C, prandaj nuk ka nevojë për plotësim.

Ju duhet të konsumoni sasi normale të vitaminës C kur jani shtatëzëne. Sasia e rekomanduar ditore është 85 mg. për femrat nga mosha 19 vjeç e më lartë. Maksimumi është 2.000 mg. për një ditë.

Nëqoftëse jeni duke marrë vitamina para lindjes të përshkruara nga mjeku, atëherë jeni duke marrë dhe vitamina C në këtë plotësim. Poashtu do të merrni dhe një sasi të caktuar nga ushqimi të cilin e konsumoni. Nëqoftëse vendosni që të merrni më shumë atëherë mos harroni limitin prej 2.000 mg. në ditë.

/komuniteti