Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vitaminat në ushqim të shtatzënave

Përse duhet marrë vitaminat?

Gjatë shtatzanisë gruaja ka nevojë për konsumim shtesë të disa vitaminave që të mundësohet zhvillimi i drejtë i indeve dhe i foshnjes. Vitaminat janë substanca të domosdoshme për organizmin në sasi shumë të vogla sepse organizmi nuk i prodhon prandaj duhen marrë shtesë me ushqim apo me suplemente.

Gjatë shtatzanisë, sasia e duhur e vitaminave lehtë mund të merret me ushqim të drejtë, por megjithatë në disa nga këto vitamina duhet patur kujdes të veçantë!


Cilat vitamina duhet marrë?

Vitamina C

Vitamina C është e rëndësishme për ngritjen e përgjithshme të imunitetit të organizmit. Ndihmon në krijimin e kolagjenit në indet lidhëse, poashtu është i domosdoshëm për shërimin e plagëve, forcon qelizat, ndihmon organizmin në absorbimin e hekurit, kalciumit dhe acidit folik. Gjendet në sasi të mjaftueshme në pemë dhe perime të freskëta.

Doza e rekomanduar në shtatzani

Doza e rekomanduar ditore gjatë shtatzanisë është 70 mg. Nuk këshillohet konsumimi më i tepërt sepse mund të ketë efekte negative.

Vitamina C në artikujt ushqimorë

Burimet më të mira të vitaminës C janë portokalli, limoni, grejpfruti, speci, dredhëza, lakra, domatja, brokoli, patatja dhe boronica.

Vitamina D

Kjo vitaminë është e njohur si komponentë themelore e domosdoshme për absorbimin e mirë të kalciumit, ndërsa është e rëndësishme sidomos për zhvillim të dhëmbëve dhe eshtrave të fetusit.

Doza e rekomanduar në shtatzani

Doza e rekomanduar ditore përfshin 400 I.U. Konsumohet lehtësisht me ushqim të pasur me prodhime qumështore.

Vitamina D në artikujt ushqimorë

Gjendet në sallatë jeshile, në të verdhën e vezës, vajin e peshkut, gjalpë, mëlçi, sardele…Organizmi mund të prodhojë edhe vet vitaminën D nëse lëkura është e ekspozuar mjaftueshëm ndaj diellit, megjithatë edhe gjatë rrezitjes duhet të jeni ekstra të kujdesshëm.

Vitamina A

Gjatë shtatzanisë është e nevojshme që të shtoni konsumimin e vitaminës A, sepse është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e fetusit.

Doza e rekomanduar në shtatzani

Doza e rekomanduar ditore për shtatzëna përfshin 2700 I.U. Konsumimi i pamatur i vitaminës A në formë retinoli, më i madh se 10000 I.U. ka efekte negative dhe mund të shkaktojë anomali tek foshnjat.

Vitamina A në artikujt ushqimorë

Në ushqim, vitamina A gjendet në dy forma: me retinol dhe beta-karroten. Retinoli më së shumti gjendet në ushqimin me prejardhje kafshësh – në mëlçi dhe në vajin e peshkut.

Beta-karroteni është meritor për ngjyrën portokalli dhe të verdhë në pemë dhe perime, për këtë edhe është shumë e qartë se ku mund të gjendet. Me ushqim të drejtë, të pasur me pemë dhe perime mund të konsumoni lehtë këtë vitaminë, nëse shmanget shpesh konsumimi i prodhimeve me retinol, psh. mëlçia.

Vitamina B12

Kjo vitaminë, si dhe folatet, janë të domosdoshme për rritjen e qelizave dhe zhvillimin e sistemit nervor. Poashtu, B12 është komponentë i rëndësishëm në parandalimin e anemisë tek shtatzëna.

Doza e rekomanduar në shtatzani

Doza ditore e rekomanduar përfshin 2,2 mcg. Mungesa e kësaj vitamine paraqitet rrallë, sepse gjendet në shumë artikuj ushqimorë të cilët i konsumojmë me ushqim të rregullt. Mungesa mund të lajmërohet vetëm tek shtatzënat të cilat ushqehen me ushqim vegjetarian.

Vitamina B6

Vitamina B6 është e domosdoshme për përpunimin e karbohidrateve, lipideve dhe yndyrërave.

Vitamina B6 në artikujt ushqimorë

Gjendet në mishra, në mëlçi, në banane, në të verdhën e vezës dhe në bimët bishtajore.

Acidi Folik

Ky vitamin është i veçantë – është i nevojshëm që ta konsumoni edhe para shtatzanisë, në doza prej 0,4 mg në ditë (zakonisht gjendet në tableta prej 4 apo 5 mg, të cilat më së miri është ti tretni). Nëse nuk e keni konsumuar para shtatzanisë, gjithsesi duhet të filloni që nga momenti kur e keni kuptuar që jeni shtatzënë.

Doza e rekomanduar në shtatzani

Acidi folik nuk duhet konsumuar gjatë gjithë shtatzanisë në dozë të njejtë por është i rëndësishëm që të konsumohet gjer në javën e 12 të shtatzanisë, sepse zvogëlon mundësinë e zhvillimit të anomalive të kurrizit.

Gratë të cilat vuajnë nga epilepsia apo përdorin rregullisht antiepileptikë si dhe ato të cilat në shtatzanitë paraprake kanë patur foshnja me anomali kurrizore apo anomali të kafkës, para shtatzanisë duhet të fillojnë me konsumimin e acidit folik në dozë prej 4 mg.