Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Çfarë sasie të ujit duhet konsumuar gjatë ushtrimeve?

Përse është i rëndësishëm konsumimi i ujit gjatë ushtrimeve?

Qelësi për ushtrime të suksesshme është hidrimi adekuat i organizmit para dhe pas aktiviteteve fizike!

Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin sepse kryen funksione të rëndësishme në trupin e njeriut. Pjesa më e madhe e enëve limfatike dhe të gjakut, bartin oksigjenin dhe ushqimin në qeliza dhe i largojnë materiet e dëmshme nga organizmi.

Është i rëndësishëm për funksionimin e organeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit, funksionimin e drejtë të veshkëve, strukturën normale të kërcit të nyjeve, lagështinë e syve, gojës dhe rrugëve nazale, por është i rëndësishëm edhe për funksionin e sistemit nervor. Poashtu, rregullon temperaturën trupore, freskon trupin kur është nxehtë, mbron nga të ftoftit dhe i siguron organizmit mineralet e domosdoshme, gjë që është shumë me rëndësi për personat të cilët janë aktiv fizikisht.

Pa marrë parasysh se cilin aktivitet fizik e keni zgjedhur, mos harroni se sa është e rëndësishme të hidroni organizmin, sepse gjatë ushtrimeve trupi liron lëngje me anë të djersitjes, më shumë se zakonisht.

Trupi e ka mekanizmin e tij me anë të së cilit mbrohet nga efektet negative të dehidrimit, ndërsa etja lajmërohet si formë e lehtë e dehidrimit. Për këtë, qelësi për ushtrime të suksesshme është hidrimi adekuat i organizmit para dhe pas aktiviteteve fizike!

Çfarë sasie të ujit duhet konsumuar gjatë ushtrimeve?

Këshillohet që mashkujt në ditë të konsumojnë rreth 3 l, ndërsa femrat rreth 2 l, ndërsa shtatzënat si dhe personat që janë aktiv fizikisht duhet të konsumojnë rreth 2,5 l lëngje në ditë.

Më së miri është që të konsumoni ujë, sepse nga lëngjet e ëmbla do të keni etje edhe më shumë, pijet e gazuara shkaktojnë gazra, ndërsa kafja dhe çajrat stimulojnë më shumë urinimin…

Poashtu, është shumë e rëndësishme që të organizoni konsumimin e lëngjeve gjatë ditës, ndërsa sidomos nëse ushtroni. Pini 1-2 gota ujë 30 minuta para ushtrimeve, ½ - 1 gotë çdo 15 minuta gjatë aktiviteteve fizike dhe në fund, kur të çlodheni pak, pini edhe 2 gota ujë.

A është e mundur që kam konsumuar tepër ujë?

Është e mundur që të konsumoni tepër ujë, edhe pse ky problem paraqitet shumë rrallë, sidomos tek personat fizikisht aktiv dhe largojnë sasi të mëdha lëngjesh përmes djersitjes.

Simptomet më të shpeshta në rastet e tejkonsumit të lëngjeve janë marramendja, neveria, apatia, konfuzioni, të cilat lajmërohen edhe tek dehidrimi.

Për këtë, më e rëndesishme është që të dëgjoni trupin tuaj dhe nevojat e tij dhe të keni kujdes ti përmbaheni sasisë së udhëzuar të konsumit të lëngjeve ditore, në mënyrë që të mos dehidroni apo që të mos konsumoni më tepër lëngje se që duhet.