Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Sporti në shtatëzani: Bëhuni aktive, por me masë

Lejohet, madje edhe rekomandohet, që shtatëzënat të mirren me ndonjë sport fizik. Por, me masë. Secila shtatëzënë ka nivel të ndryshëm të tolerancës, për këtë arsye më mirë është që së pari të konsultoheni me mjekun. Për këtë e kemi vendosur listën me aktivitete të cilat lejohen gjatë shtatëzanisë mvarësisht prej fazave në të cilat ndodheni, si dhe ato të cilat duhet shmangur gjatë 9 muajve.

Rekreacion ideal për shtatëzëna është shëtitja e përditshme.

Tremestri i parë

Gjate tre muajve të parë organizmi pregatitet për shtatëzani – rritet gjoksi. Mitra është ende e ndjeshme dhe realisht egziston rreziku nga aborti spontan.

Preferohet: Ecja, noti, vozitja me biçikletë dhe skijimi nordik.

Lejohet: Gjimnastika klasike, ushtrimet për shtrëngimin e muskujve dhe vallëzimi, por me kusht që të mos e teproni me ushtrime të muskujve. Mund të mirreni edhe me tenis dhe me sporte luftarake – por pa kontakt direkt.

Shmangni: Aktivitetet fizike të cilat nënkuptojnë kërcimin apo rrezikun për të rrëzuar, siç janë skijimi në alpe, kalërimi, rrëshqitja.

Tremestri i dytë

Rreziku nga aborti spontan zvogëlohet, por mund të paraqiten probleme me qarkullim të gjakut, frymëmarrje…

Preferohet: Aerobiku i cili nuk forcon muskujt, nuk paraqet lodhje të tepërt dhe nuk pengon frymëmarrjen e drejtë. Zgjedhje e mirë do të ishte aerobiku për lirimin e muskujve sepse do i bënte më elastikë.

Lejohet: Mund të vozitni biçikletë nëse këtë iu lejon mjeku juaj gjinekolog dhe të bëni ushtrime për lirim të muskujve para muajit të 5-të.

Shmangni: Skijimin dhe sportet luftarake sepse paraqesin rrezik nga lëndimet serioze gjatë rrëzimeve të mundshme.

Tremestri i tretë

Kontraktimet paraqitet shumë më shpesh, dhembjet në nyje dhe ndjenja e lodhjes. Zvogëlohet kapaciteti i mushkërive.

Preferohet: Joga, shëtitja, dhe noti në shpinë. Të gjitha aktivitetet fizike për relaksim të cilat ndihmojnë frymëmarrjen e drejtë.

Lejohet: Ushtrime të lirimit të muskujve dhe ushtrime të lehta gjimnastikore.

Shmangni: Tenisin, sportet luftarake, aerobikun, ushtrimet për forcimin e muskujve.