Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Vallëzimi - një nga ushtrimet gjatë shtatzënisë

Përparësitë e vallëzimit gjatë shtatzënisë

Vallëzimi është ushtrim fantastik dhe shumë argëtues gjatë shtatzënisë. Jo vetëm që do të ndjeni kënaqësi gjatë lëvizjeve në ritmin e muzikës së preferuar, por do të bëheni më fleksible përderisa lëvizni tërë muskujt. Mund të shkoni në aerobi në mënyrë që të përmirësoni hapat e vallëzimit apo të përforconi tonusin e muskujve derisa ushtroni lëvizjet në balet. Rezultatet më të mira arrihen nëse vallëzoni apo luani së paku 20 minuta, 3 herë në javë, pa marrë parasysh nëse këtë e bëni në shtëpi apo në orët e vallëzimit.

Gjithmonë kontrolloni nëse instruktorët e vallëzimit bëjnë vallëzime me shtatzëna, nëse uji i pirjes është në dispozicion në sallën e vallëzimit dhe nëse salla e vallëzimit është e klimatizuar. Baleti, salsa apo xhezi preferohen, sidomos në periudhën e hershme të shtatzënisë, në mënyrë që të qëndroni në formë. Por duhet të keni kujdes sepse kilogramët e shtuar, shkaku i barkut të rritur, ndikojnë në baraspeshim dhe lehtë mund të rrëzoheni dhe të lëndoheni.

Këshilla rreth vallëzimit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë

Vallëzoni sikurse e bënit edhe më parë, por keni parasysh disa gjëra. Gjithsesi bëni nxemjen e muskujve dhe nyjeve për ushtrime. Nxemja gradualisht rrit numrin e të rrahurave të zemrës. Nëse nuk nxeheni, mund ti shtrini ligamentet dhe nyjet, dhe kjo shpie tek lëndimet. Përshtatni intenzitetin e vallëzimit me atë se si ndiheni.

Këshillë: Ngadalësoni nëse vështirë flisni gjatë ushtrimeve. Gjatë treningut, gjithsesi njërën këmbë mbani në tokë gjatë tërë kohës së lëvizjes, gjatë hapave apo kërcimit. Jini të vetëdijshme, për kufizimet që duhet ti përmbaheni sepse jeni shtatzënë dhe ndiqni udhëzimet.

Këshilla rreth vallëzimit gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë

Qendra juaj e gravitetit ndryshon me rritjen e barkut, kështu që keni kujdes në baraspeshim. Vallëzimi preferohet derisa barku nuk ua vështirëson vallëzimin me partnerin. Në cilindo lloj të vallëzimit, eliminoni kërcimet, lëvizjet e vështira, përkuljen e shpinës, lëvizjen intenzive të hipeve dhe lëvizjet e shumta. Këto lloje lëvizjesh mund të bëjnë shtypje në ligamente dhe nyje dhe shpiejnë në lëndime apo rrëzime.