Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Mirëseardhje bebeve!

Lura Govori

Lura Govori

Lindur më: 2011-03-13 | ora: 10
Pesha: 0.8 kg
Gjatësia: 40 cm
Emri i nënës: Qëndresa Govori
Emri i babait: Agim Govori
Vendi: Prishtinë
Kosovare 1 (13 vite më parë)
Lures me gjith zemer i uroj festen e vitit te ri,U befte 100 vjeq.Sdi pse por shum emocionohem kur e shoh Luren,kam emocione te njejta si per vajzen time.ZOTIT i falenderohem qe na i rriti kto engjuj.E puth Luren shum dhe i dergon te fala Troja ime.Te forta jan engjujt tone.
Nëna e Lurës (13 vite më parë)
Faleminderit të gjithve për këto fjalë të bukura Lura ka lindur shum e vogël me peshë 800 gr por me ndihmën e zotit dhe të doktorëve ajo tash jeton shëndosh e mir edhe pse ka pasur disa vështirësi gjatë rritjes së saj. Ka pasur një rast kirurgjik ku ka kaluar me sukses te plotë. Në muajin e parë e kam ushqyer me qumësht gjiri kurse pas një muaji kam filluar me Nesstle prenan por pas një kohe nuk i ka pëlqyer dhe ja kam ndrru qumështin kemi provuar disa lloje por tash është ka ushqehet me qumështin HIPP Crombiotic 2 i ka pëlqy shumë. Tash ushqehet me pemë dhe perime të bluara, griz dhe jogurta të pemëve sot peshon 6 Kg. Ju uroj gjitha foshnjeve të lindura shëndet gëzim dhe lumturi në gjirin familjar.
Dita Rrustemi (13 vite më parë)
cfar mrekullije i FALENDEROHEMI ZOTIT qe gezojm kete knaqesi me bebet ton u rrit me shendet e tana te mirat kjo zemrushe klm ju uroj
Kosovare 1 (13 vite më parë)
Prinderve te Lures: Ju uroj per rritjen e Lures,ju kuptoj se edhe un kam lindur bebin para kohe me peshe te vogel 1500 gr.Vajza ime tani ka 9 muaj dhe peshon 8 kg.I Falem Zotit qe i rriti keto krijesa aq te vogela.Desha te di me shum rreth rritjes se Lures se a eshte ushqyer me qumesht gjiri dhe tani me qka po e ushqen? Jam shum e gezuar qe Lura dhe vajza ime kan mbijetuar.Jan te forta.U gezofshin dhe qofshin te shendetshme gjithmonë.
Ardita (13 vite më parë)
Zemra ime te don halla shum shummm
I ati i Lurës (13 vite më parë)
Pershendetje te gjithve. Arsyeja e e ketij njoftimi eshte qe te ju tregoj te gjithe prinderve te cilet i kane femijet para kohe dhe ne gjendje jo te mire mos te shqetesohen shume sepse vajza jone Lura ka lindur ne javen e 28 te shtatzenise, me peshe shume te vogel prej 800 Gr, por me ndihmen e Zotit dhe mjekeve te neonatologjise, klinika ne Prishtine, Dr. Selimi, Dr. Shpresa, Dr. Melihate, Dr. Shener, Dr. Linda etj dhe kolegeve te tij, Lura gezon shendet te plot, dhe per momentin eshte 4.2 Kg.

/komuniteti