Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Si mund ta dini se kur ovuloni?

Gjeni se kur keni të ngjarë të ovuloni për të rritur shanset tuaja të konceptimit

Kur ju ovuloni (apo lironi vezën nga vezoret), ajo vezë ka mundësi që të fertilizohet. Në momentin që veza fertilizohet, ju jeni shtatzënë!

Kalkulatori i ovulimit

Gjeni se kur keni të ngjarë të ovuloni - dhe për të rritur shanset tuaja të konceptimit.

Ju jeni më fertile, dy – tre ditë para se të ovuloni gjatë ditës së ovulacionit. Nëse e dini se kur do të ovuloni, ju mund të keni seks në përputhje me rrethanat dhe mund të rrisni mundësitë për të mbetur shtatzënë (apo të parandaloni shtatzënësinë, mvarësisht se çfarë po dëshironi të bëni).

Këtu janë tre mënyra për t'u përcaktuar kur kjo ndodh, nga më të thjeshtat deri te më të saktat.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur ovuloni, është të numëroni. Së pari, duhet të dini se në cilën ditë do të ju filloje cikli menstrual i ardhshëm. (Nëse keni cikël të çrregullt menstrual, kjo metodë nuk funksionon për ju.)

Që nga ajo ditë, numëroni 12 ditë pas dhe pastaj 4 të tjera. Ju keni të ngjarë të ovuloni gjatë këtyre 5 ditëve rresht. Nëse keni cikël menstrual prej 28 ditësh, keni shumë mundësi që të ovuloni në ditën e 14. (Dita e 1, është dita e parë e ciklit tuaj menstrual; Dita 28 është dita e fundit, para ditës 1 të ciklit tjetër menstrual.)

Kërkoni ndihmë në numërimin e ditëve

Dëshironi që këtë ta bëjë bebaime.com për ju? Provoni Kalkulatorin e Ovulimit. Kalkulatori i Ovulimit do të ju tregojë se kur keni të ngjarë të ovuloni dhe kur do të jetë data e caktuar nëse konceptoni.

Ndiqni dhe mbani shënim sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë që të kuptoni se kur ovuloni, është për të ndjekur modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe sekretimin tuaj vaginal për një cikël ose dy. Është e natyrshme dhe e lirë, por kjo kërkon kohë dhe përpjekje.

Nëse i kushtoni vëmendje këtyre sinjalev edhe i shënoni ato çdo ditë, ju mund të filloni të shihni një model që mund të ju ndihmojë të parashikoni kur do të keni ovulimin e ardhshëm.

Temperatura e trupit

Ju nuk do ta ndjeni ndryshimin, por disa ditë pas ovulimit, temperatura bazale e trupit tuaj rritet. (Temperatura bazale e trupit tuaj apo BBT, është temperatura më e ulët e trupit tuaj gjatë periudhës 24 orëshe.) Ju këtë mund ta hetoni çdo mëngjes me një termometër të veçantë.

Sekrete vaginale

Sekreti të cilin duhet të ndiqni është mukusi cervikal, i cili ndryshon kryesisht gjatë ciklit tuaj. Gjatë shumicës së kohës gjatë muajit, ju mund të keni ngapak dhe të ndjeheni e thatë. Por kur të afrohet koha e ovulimit, do të vëreni më shumë mukus cervikal. Ai do të jetë i qartë, i rrëshqitshëm dhe i zgjatur – sikurse e bardha e vezës së papërpunuar.