Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Clomifene 50mg, prognyl 5000

Pershendetje dr. Shpend ne pyetjen me pare te kam tregu qe kam perdor prej dites se 3 te ciklit clomifene nga dy tableta per 5 dite, pastaj ne diten e 12 te ciklit kam bere gjilperen Pregnyl. Mjeku me ka rekomandu nje dite pas gjilperes per afro 3 dite te keme mardhenie 2 here ne dite, ne mengjes dhe mbremje. Dua te di a eshte veprim i drejte te kesh mardhenie 2 her ne dite dhe sa eshte mundesia per shtatzani? Para 7 muajve kam pas abort per shkak te mitres ne forme zemre pastaj kam bere operimin dhe kam pauzu 2 muaj qe te mos ndodh shtatzania me rekomandim te mjekut. Sot eshte dita e 8 prejse kam marr gjilperen a mund te beje nje test apo eshte ende heret. Me dt 20 mars kam pas ciklit e fundit. Gjithe te mirat per ty dhe faleminderit shume per pergjigjjen!

Ina Ina (2 javë më parë)

Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani - Specialist gjinekolog - obstetër
Mjeku përgjigjet
Dr. Mr. Sc. Shpend Ramadani

Pershendetje

Pas marrjes se ampules Pregnyl marredhenie duhet te keni te nesermen ne mbremje dhe eventualisht nje dite pas saj. Testi i shtatzenise behet nese menstruacionet vonohen per me teper se 3 dite.

 

Dr. Mr. Sc. Shpen Ramadani

Specialist gjinekolog -obsteter.

/komuniteti