Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekografia në shtatzëni

Faleminderit per pergjigjjen por harrova ne pytjen e pare ta ceki se 6 ultraze te barkut dhe dikun tri apo kater ultrazera permes vagines kam bere vetem per kater muaj ne fillim gjakderdhje te lehte kam pas por me vone kam qene mire edhe bebi mire normalisht eshte zhvilluar per muajt qe i ka me ka thene gjinekologu qe i bej kontrollat tek ajo per mua eshte shtatzenia e pare edhe frikesohem per cdo gje kam deshire qe foshnja ime te jete e shendetshme, a eshte e arsyeshme qe te beje ultrazerin cdo muaj nese une jam mire dhe bebi eshte mire dhe nese e bej a do te jete gjithcka ne rregull me foshnjen time kur te linde une kam deshire qe kontrollat ti beje me rregull pra cdo muaj nese nuk bej ultraze si behet kontrolla dhe a eshte ultrazeri rrezatim apo jo? Faleminderit nese me pergjigjesh.

Esma (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma.

Nuk ka të dhëna studimore botërore, se ekzaminimi ekografik gjatë shtatzënisë është i dëmshëm, për nënën e për fetusin.

Për më tepër se sa ekografi janë të domosdoshme të kryhen gjatë shtatzënisë dhe kohën kur duhen bërë. Lexo linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

/komuniteti