Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebes

Jam shtatzene, kam 20 jave e 3 dite, ende nuk po i ndjej levizjet e bebes, me 20 mars kam pasur ndjenjen e levizjes se flutures, para 2 javesh kisha termin te gjinekologu im dhe me tha se ka qene shume heret me i ndegju levizjet e bebes me 20 mars. Ai me tha se së shpejti do ti verej levizjet, ju lutem a eshte dashte deri ne kete jave te shtatzanise me i ndi levizjet e para te bebes apo ende eshte heret? Faleminderit per te gjitha keshillat.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa.

Në periudhën e shtatzënisë që je, është koha që ndihen lëvizje të lehta të bebit. Për ty mund të jenë pak konfuze, pasi nuk i kupton dhe vlerëson qartazi. Me kalimin e ditëve, lëvizjet e bebit do të bëhen më të qarta.

Nuk e di, përse je takuar me mjekun në javën e 18-të. Por meqënëse ke filluar javën e 21-të të shtatzënisë, të rekomandoj që të bësh ekografinë morfologjike e cila ka shumë vlera në shtatzëni.

Për informacion më të plotë, lexo linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

/komuniteti