Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime në shtatzëni

Jam ne javen e 35 dhe qe tre dite po e kam shume te nxehte, sidomos kembeve dhe kam te vjella, lukthi shume po me dhemb, a duhet te vizitoje mjekun apo jane shqetesime normale?

Resa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Resa.

Një kombinim i tillë ankesash nuk janë normale. Ndjenja e të nxehtit sidomos tek këmbët, për moshën e shtatzënisë që je, mund të jetë pasojë e mbi lodhjes fizike. Tashmë që je afër fundit të shtatzënisë, mundohu të jesh sa më e shplodhur dhe mos e ngarko vetem me punë qoftë edhe punë shtëpie. Shëtitjet në ajër të pastër, është gjëja më e mirë që duhet të bësh.

Zmadhimi i mitrës, shtyp stomakun duke shkaktuar ndjenjën e të vjellurit si dhe koha e zbrazjes së tij ulet duke ndjerë dhëmbje/djegsirë në lukth. Rregjimi i ushqimit i përmirësuar, i ulur në sasi dhe i shpeshtë, me vakte të lehta është zgjidhja më e mirë.

Për më tepër lexo linkun:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti