Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa preferohet noti gjatë shtatzënisë

Jam shtatzene 29 jave e 4 dite por kam probleme me boshtin kurrizor, qe nga fillimi i shtatzenise jam ne terapi tek fizioterapeuti po tash po me keshillon per not. Ai po me thote qe ta perballosh me lehte situaten deri ne lindje duhet te besh not 2 ose3 here ne jave. Une shetis neper park dy apo tri ore ne dite dhe kjo po ma lehteson pak dhimbjen por dua edhe keshillen tende doktoreshe. Flm.

Jeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta.

Dhëmbjet në boshtin kurrizor, janë të pranishme gjatë shtatzënisë. Në linkun: http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/dhembjet-e-shpines-gjate-shtatzanise do të gjesh material të bollshëm për dominimin e kësaj sindrome.

Edhe noti/uji është i pranur gjatë shtatzënisë, në veçanti për lehtësimin apo përgatitjen për lindje të lehtë nga problemet me shtyllën kurrizore. Lexoje edhe linkun e emetuar në ketë uebfaqe: http://www.bebaime.com/ushtrime/ushtrimet-ne-uje-per-shtatzena

Të uroj shtatzëni normale dhe lindje të lehtë.

/komuniteti