Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet me ngjyrë të verdhë

E kam kalu periudhen e lehonise qe 1 muaj e gjysem mirepo kam rrjedhje te nje lengu qe i ngjan urines, e holle me ngjyre te verdhe, here-here shoqerohet me ere te rende, jam e brengosur pasi qe kam pas shume tash me eshte zvogelu sasia mirepo prej tyre here-here me kapin ethe pasi qe lagem nuk ndihem rehat, klm, shume flm per pergjigje e respektuar dr. Mire u degjofshim.

Dita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita.

Me pa tjetër duhet të vizitohesh dhe të bësh analiza të sekrecioneve. Me çfarë po thua, dyshoj për vaginozë bakteriale. Meqënëse diagnostikimi vendoset me analiza laboratorike, të rekomandoj të trajtohesh pa tjetër, për të ruajtur shëndetin riprodhues. Lexo dhe linkun e poshtëshënuar, për të kuptuar situatën.

http://www.bebaime.com/konceptimi/vaginoza-bakteriale

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti