Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullime të lëngut amniotik

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Jam ne javen e 37 por lengu i bebes tani eshte 7.5 une nuk kam rrjedhje te ujit nuk kam verejtur dicka te tille nuk e di si e kam humbur, prej javes se 19 qafa e mitres eshte e hapur 1.5 dhe jo me shume, dhimbje kam vazhdimisht ne fund te barkut dhe mjedisit por te shkurta dhe jo te forta. Strisha vaginale, urina kane dale mire. Ju lutem dr. çfare me rekomandoni ju, te pres deri ne nje lindje normale apo çfare te bej? A eshte beba ime ne rrezik? Me respekt, Eli.

Eli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eli.

Mbi çrregullimet të lëngut amniotik, të rekomandoj që të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/komplikimet/crregullimi-me-lengun-amniotik-te-frytit

Meqënëse po kalon javën e 37-të shtatzënisë, ditën e lindjes prite me qetësi. Kontrollin tek mjeku duhet ta bësh një herë në javë, dhe lëvizja fetale si dhe rrahjet fetale duhet të jenë në qëndër të vëmëndjes.

Të uroj lindje të lehtë.

Eli (13 vite më parë)
Ju faleminderit ne pergjigje dr. Mimoza. Te uroj gjithe te mirat ne jete.

/komuniteti