Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Majasili dhe kapsllëku pas lindjes

Miredita e nderuar, deshta t`ju pyes diçka, kam lindur djalin para tre jave po kam problem me majasil edhe kaps, me mbyten edhe se jam e qepur shume poshte po s`kam shume dhimbje, deshta t`ju pyes çfare duhet te bej per majasil edhe kaps, edhe se e kam djalin ne gji, ju lutem me ndihmoni se jam ne hall me dhimbje.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Përdorimi i supostave dhe kremit antihemoroidal, ndihmon në të tilla situata. Unë të rekomandoj të përdorësh doloprokt, supost dhe krem.

Kapsllëku dominohet me anë të dietës ushqimore. Në përgjithësi rekomandohet konsumi i jeshillëqeve dhe drithrave, pasi janë ushqime të pasura edhe me fibra.

Uroj ta kalosh sa më shpejt këtë situatë.

/komuniteti