Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analizat e nevojshme gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Jam ne javen e 9 te shtatzenise dhe doja te dija se cfare analizash duhet te bej pasi kam bere vetem ekon. Mjekja ku u vizitova me dha shume analiza per te bere, por doja nje mendim te dyte nese ka mundesi?! Faleminderit.

Denisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa.

Për të ditur më shumë mbi marrëdhëniet me mjekun, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/gruaja-shtatzene-dhe-mjeku-obsteter-gjinekolog

Denisa, analizat që kërkohen nga mjeku obstetër-gjinekolog gjatë shtatzënisë, varen nga gjendja dhe ecuria e saj. Unë nuk e di ecurinë e shtatzënisë, gjendjen tënde shëndetsore si dhe zhvillimin e fëmijës prandaj nuk kam mundësi të them se janë shumë apo pak analizat që ka kërkuar mjekja që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.

/komuniteti