Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Qafa e butë e mitrës

E nderuar pershendetje, deshiroj te di me shume rreth qafes se bute te mitres ne javen e 27 te shtatzenise a mund te jete rrezik i abortit spontan si dhe a ka ndonje preparat qe mund ta parandaloj kete dukuri? Me nderime, Mira.

Mira Az (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira.

Ndërprerja e shtatzënisë në javën e 27-të, nuk konsiderohet abort spontan por lindje parakohe.

Qafa e butë e mitrës, deri në një farë mase, tregon rrezik për lindje parakohe. Por, ajo që e vendos plotesisht këtë diagnozë, është ekzaminimi cervikometrik. Ky është ekzaminim ekografik, i cili mat gjatësinë e qafës së mitrës.

Preparatet tokolitikë, ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti