Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën pjesë të barkut ndjehen lëvizjet e bebit?

Pershendetje Doktoreshe!


Dita e pare e menstruacioneve te fundit ka qene 17.05.2011. D.m.th besoj qe jam ne javen e 21. E kam shtatzenine e pare, keto dite me eshte dukur sikur kam ndjere disa te levizura, por keto kane qene ne pjesen e poshtme te barkut. Dua te di ne cilen pjese ndjehen keto levizje, sepse u bera pak merak. Kete jave do te shkoj te bej dhe ekon morfologjike, por mendova t'iu shkruaj juve paraprakisht.


Te falenderoj shume, Lola.

Lola (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Sipas ditës së parë të menstruacioneve tuaja të fundit, ju jeni në javën e 22 të shtatzënisë, dhe data juaj e përafërt e lindjes mund të jetë 21.02.2012. Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku.

Ndërsa rreth informatave në lidhje me lëvizjet e frytit mund të lexosh në artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/levizjet-e-frytit-gjate-shtatzenise

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti