Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cista e Bartolinit

Pershendetje doktoreshe, jam e brengosur kam bere nje kontrolle te gjinekologu dhe me ka thene se kam cisten e Bartolinit por nuk kam as dhembje as asgje vetem verej nje si kokerr e vogel ne anen e majte te vagines, doktoresha me tha se nuk eshte problem deri sa nuk shkakton dhembje por dua te pyes se a shkakton problem per mbetje shtatzene dhe a mundem ta lindi foshnjen me kete ciste? Jam shume e brengosur, ju lutem te me ktheni pergjegjje, ju faleminderit.

Leandra (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lea

Kisti i Bartolinit nuk ndikon në mbetjen e shtatzënisë dhe as në ecurinë e saj.

Gjendrat e Bartolinit prodhojnë sekrecion, që ndikon në lagështirën dhe lubrifikimin e vaginës. Kur tubat (janë dy gjendra dhe shkarkimi i sekretit ndodh nga dy tuba) nga derdhet sekreti i gjendrave blokohen, gjendra fryhet. Ato nuk janë të dhimbshme kur nuk ka infeksion. Në rastet kur infektohen, kthehet në abses/qeskë me qelb i cili duhet drenuar/zbrazur.

Gjithë të mirat.

Leandra (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe, ju faleminderit per pergjigjjen per cisten e bartolinit, dua tju pyes se tash jam martuar po kam qene ne bashkejetese me burrin tim qe 5 vite dhe jemi mbrojtur nuk kemi dashur femije para martese e tash nuk po dua edhe pak kohe te mbes shtatzene , a eshte ne dem timin kjo qe po mbrohem nga shtatzenia a shkakton problem mbrojtja ne mbetjen shtatzene me vone, ju faleminderit shume... pres pergjigjjen tuaj.

/komuniteti