Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

'Utrogestan'

Pershendetje Dr. Mjekja e cila e percjelle shtatzenine time eshte jashte vendit, nuk kam mundesi ta kontaktoj andaj ju lutem me tregoni a duhet ta nderprej utrogestanin pasi qe jam 15 javeshe si dhe ju lutem me tregoni a eshte ma e mire Gravidi apo Madervit se kam lexu se Gravidi perdoret deri ne fund te tremujorit te pare. Ju falenderoj shume.

Minushe Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Minushe

Utrogestani është një bar gestagjen. Për gratë që nuk janë shtatzëna, ky bar bën që të vijnë menstruacionet, kurse tek shtatzënat e ndihmojnë shtatzëninë.

Të gjitha produktet e multivitaminave që tregtohen, janë të mira dhe të domosdoshme për ecurinë e shtatzënisë, por nuk mund të thuhet se njëra është më e mirë se tjetra sespe ato janë unike në përbërjen që kanë.

Kur rekomandohet nga mjeku përdorimi i njërës apo tjetrës multivitaminë, merret parasysh nevoja e shtatzënës për vitamina dhe kripra minerale.

Për më tepër lexo artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/multivitaminat-dhe-shtatzenat

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti