Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Multivitaminat dhe shtatzënat

Gruas shtatzënë i nevojiten rreth 200 kalori më shumë se zakonisht

Tregu është i mbushur me preparate të ndryshme vitaminash për të gjitha moshat. Egzistojnë shumë preparate multivitaminash të cilat preferohen për shtatzënat në mënyrë që të parandalohet osteoporoza, ti forcohen dhëmbët, të kompenzohet hekuri, zhvillimi i drejtë i foshnjes në stomak, të mblidhet qumështi për të posalindurin, të kompenzohen mineralet, vitaminat shtesë, të mblidhet acidi yndyror omega 3…

Fakt është që shtatzënat dhe nënat që ushqejnë me gji kanë nevojë për ushqim të shumëllojshëm dhe shumë vitamina dhe minerale por me preparate multivitaminash nuk duhet tepruar, ndërsa artikujt natyror të ushqimit nuk duhet shmangur.

Çfare të hani dhe pini?

Shtatzënat kanë nevojë për më shumë ushqim gjatë shtatzanisë por nuk duhet tepruar me këtë. Mesatarisht gruas gjatë shtatzanisë i nevojiten rreth 200 kalori më shumë se zakonisht.

Shtatzënave iu preferohet ushqim i llojllojshëm: pemë, arra, perime, farë, drithëra integrale, qumësht, prodhime qumështore, peshk, vaj peshku, vezë dhe mish pa yndyrë.

Këshilla themelore për shtatzënat është që konsumin ditor duhet ta ndajnë në pesë shujta më së paku, të cilat përmbajnë shumë pemë dhe perime. Gjithashtu, nuk duhet të harroni edhe lëngjet (lëngje të pagazuara, lëngje joalkoolike, ujë…).

Preparatet me multivitamina për shtatzënat duhet ti mbani në sasi optimale: vitamina B komplekse, vitamin D, vitamin C, hekur, calcium, acid yndyror omega 3, selen, acid folik dhe zink.

Këshillë

Në preparatet me multivitamina ka vitamina dhe minerale të nevojshme të cilët janë të mire si shtesa për ushqime por përbërësit e nevojshëm nga prodhimet natyrore të ushqimit, si mishi, qumështi, pemët dhe perimet nuk mund ti zëvendësojë asgjë.

Ushqimi i shumëllojshëm me plotësim të preparateve multivitaminoze e përbën një shtatzënë të shëndetshme: forcon imunitetin, forcon mbrojtjen nga infeksionet, zhvillimin e placentës, forcim të eshtrave, parandalimin e osteoporozës, mirëmbajtjen kualtitative të dhëmbëve, parandalimin e lindjes së parakohshme, parandalimin e komplikimeve të paslindjes, kualitetit më të mirë të qumështit për gjidhënje…

Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për zhvillimin e drejtë të fëmiut: rritja e muskujve, zhvillimi i syve, zhvillimi i sistemin nervor dhe imun, si dhe parandalimi i sëmundjeve të mëvonshme.

Shtatzënave iu preferohet të bëjnë ushtrime fizike të lehta, pushim nga stresi psikofizik dhe qëndrim ditor të shkurtë në dritë. Të gjitha këto ndikojnë në shëndet të gruas, në tretje dhe absorbim më të mirë të ushqimit dhe të përbërësve të nevojshëm nga ushqimi.

Shtatzënat, të gjitha ilaçet dhe preparatet duhet ti përdorin vetëm me konsultim me gjinekologun e tyre, sepse në shtatzani secili pakujdes i vogël mund të shkaktojë pasoja të padëshirueshme. Përveç kësaj, gjithsesi lexoni detalisht udhëzimet të cilat gjenden në preparate, që të jeni në dijeni për të gjitha kontraindikacionet.