Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koka dhe kocka e të ndenjurave

Pershendetje doktoreshë. Te lutem kam nevojë për nje medikament. Jam në javën e 16 të shtatzënisë. Dhe që në javën e 8 kam pasur dhimbje të shpeshta të kockës se të ndenjurave nuk rri dot ulur as në këmbë dhe kur shtrihem e ndjej dhimbjen në atë pikë akoma. Nuk di cte bej pasi doktoresha ime më ka thënë nuk ka lidhje me shtatzanine ajo dhimbja. Unë kam punuar ulur për 11 vite. Mund të jet arsyeja. Por dok nuk me jep ilaç për këtë shqetësim dhe mua ke është kthyer në makth. Po ashtu dhe koka me dhemb 2-3 ditë rrjesht. Te lutem doktoresh mimoza çfarë mund të bëj? Faleminderit

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Dhimbja që ankon mund të lidhet me ngarkesën e shtatzënisë si dhe qëdrimin e keq që ke mbajtur për vite apo edhe gjatë shtatzënisë. Të rekomandoj që të përdorësh banja me ujë të ngrohtë jo më shumë se 39ºC, në qëndrimin shtrirë merr pozicionin anash si “përkulja e maces”, duke vendosur një jastëk midis këmbëve dhe poshtë barkut, mund të bësh edhe masazh/fërkim me vajra në zonat e dhimbshme. Nëse këto këshilla nuk të japin qetësim, mund të përdorësh paracetamol.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti