Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzene me lodhje

Pershendetje doktoresh jam nene e nje vajze2vjeqare dhe jam shtazan mestracionet e fundit i kam pasur me 13mars a mund te me tregoni saktesisht sa muj jam dhe pytja tjeter eshte vetem ne mbremje gjithmone dhe qdo dite me kap nje mundim shum i keq e lodhje tmadhe dhe ne fund vjelli vnerr a osht normale kjo gjendje kam pire multivitamin Privit me omega 3 por filloj kjo gjendja qe te tregova dhe i nderpreva qka me thoni ju si doktoresh kaloni mire

Gentiana Morina- Rukovci (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Genta

Nëse data 13 mars ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, edhe dy-tre ditë shtatzënia është në fund të javës së 10-të. Ndjenja e të vjellit dhe të vjellat, janë fenomen i zakonshëm tek gratë shtatzëëna deri në fund të javës së 12-të. Nëse ato zgjatin edhe pas kësaj periudhe, atëherë duhet të kontaktosh mjekun për të vlerësuar shkakun dhe marrë trajtim. Megjithatë të këshilloj që të ndrosh multivitaminat që merr dhe meqë tashmë është periudhë e nxehtë, ndërprite marrjen e vitaminës D (omega 3).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Gentiana Morina- Rukovci (9 vite më parë)
Ju faliminderit shume doktoresh

/komuniteti