Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi në shtatzëni

I nderuar doktor jam ne javen e 25 te shtatzenise dhe me duhet te udhetoj me aeroplan me daten 10 janar. A mund te kete ndonje problem per udhetim edhe pse shtatzenia deri me tani ka qene pa probleme, dhe deri ne sa muaj mundem te udhetoj? Ju pershendes shume.

(13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Laura

Nëse shtatzënia është normale dhe e lejon mjeku, atëherë nuk ka arsye të mos udhëtosh me aeroplan.

Çdo kompani ajrore ka rregullat e saj përsa i përket udhëtimit me aeroplan. Brënda tyre janë të parashikuara edhe rregullat për gratë shtatzëna. Këto rregulla mund të ndryshojnë me kalimin e kohës. Është shumë i mundur kërkimi informacionit të saktë mbi këtë, në momentin e prenotimit të biletës së udhëtimit në agjensitë e fluturimit.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/udhetimi/udhetimi-me-aeroplan-gjate-shtatzanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti