Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 35 dhe dhimbjet

Pershendetje doktoreshë ju lutem jam në javën 35. Po kam dhimbje të shtyllës kurrizore shtrëngime të barkut dhe të stomakut me zor mar frymë. Pi ujë shumë e urinoj pak kam dhe afshe të nxehta gjatë ditës. Po bëhem nervoze shumë dhe kam rendes të kokës se di ca po me ndoll... Ju lutem me ndihmoni dhe në të 9 në cilën javë futet shtatzania ime cikli fundit 31 12 14. Faleminderit shume shumë

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Djana

Ankesat mund të lidhen me prani të një diabeti gestacional. Të rekomandoj të bësh analizë të glicemisë esëll, kurbën e glicemisë dhe hemoglobinën e glukozuar. Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965, për të lënë një takim dhe vlerësuar më objektivisht gjendjen që ankon.

Sipas të dhënave, shtatzënia ndodhet në fund të javës së 35-të. Konsiderohet lindje normale kur ajo relizohet pas javë së 37-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti