Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acidi folik

Pershendetje doktoresha Moza. Desha te pyes rreth acidit folik, se a mund te merret edhe pa u konsultuar me mjekun? Une ka tre muaj qe provoj te mbes shtatzene, menstruacionet i kam te crregullta dhe nuk mund ta di kohen me te pershtatshme te ovulimit (cikli me zgjat dikund rreth 35-40 dite pasi kam problem edhe me gjendrrat tiroide dhe marre tableta rregulisht). Pyetja ime eshte se a do te me ndihmonte acidi folik dhe si mund ta di kohen kur jam ne ditet e ovulimit pasi me cikel nuk mund ta di kete? Faleminderit.

Eliverta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliverta

Nuk është normale që të përdoren preparate mjeksore qoftë vitamina, minerale apo edhe multivitamina pa u konsultuar me mjekun. Acidi folik nuk ndikon për fillimin e shtatzanisë.

Edhe ditët e ovulacionit mund të gjenden, por kryesorja tek ty qëndron çrregullimi i ciklit menstrual që ka si shkak nivelin hormonal të cilin ti e përshkruan. Prandaj si fillim duhet të stabilizohet niveli hormonal i cili do të rregullojë ciklin menstrual. Paraqitu tek mjeku endokrinolog që ti zgjidhësh këto probleme, e më pas të mendosh për shtatzëni.

Për të mësuar mbi ditët e ovulacionit, lexo artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti