Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Kripa dhe sheqeri në ushqim të foshnjave

A mund ti shtoj kripë ushqimit të cilin e pregatis për foshnjen time?

Shumë prindër janë në dilemë a duhet të kriposin ushqimin të cilin e pregatisin për foshnjen e tyre, sepse frikësohen se mos bëhet ushqimi i njelmët dhe foshnja për këtë mund të mos e hajë.

Një sasi e vogël e kripës mund ti shtohet ushqimit, megjithëse nuk ka nevojë për të, sepse nuk do të thotë që foshnja do e hajë ushqimin që e keni pregatitur për këtë.

Prej muajit të tetë, mund ti shtoni mëlmesa nëse dëshironi ti shtoni shije ushqimit. Gjithashtu, vogëlushëve iu pëlqen shija e jogurtit apo kosit, nëse dëshironi mund t`ia shtoni puresë nga perimet.

A mund të jetë i rrezikshëm ushqimi me kripë për foshnja?

Foshnjet e kanë organizmin e ndjeshëm, ndërsa veshkët janë më të ndjeshmet dhe ende nuk mund ta përpunojnë sasinë e madhe të kripës. Sasia e madhe e kripës në perime, qumësht, apo ushqim mund të dëmtojë veshkët, kjo mund të shkaktojë shtypjen e lartë të gjakut, sidomos nëse dikush në familje ka probleme me hipertension.

Çfarë sasie e kripës lejohet të konsumohet mbrenda ditës?

Shmnagni kriposjen e ushqimit të cilin e pregatisni vetëm për fëmiun. Në gjashtë muajt e parë të jetës, foshnjes i mjafton më pak se 1 g kripë, të cilën e merr nga qumështi i nënës apo ushqimi i gatshëm, në muajt 7 dhe 12 mjafton 1g kripë, përderisa fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç kanë nevojë më pak se 2 g kripë në ditë.

Nëse pregatitni ushqim i cili piqet në furrë, sasia e përgjithshme për tërë ushqimin do të duhej të përmbajë në mes të ¼ të lugës së kafesë dhe një luge supe. Për supat dhe ushqimet e ziera sasia e lejuar është ¼ gjer në 1 lugëz e kafesë, natyrisht për tërë ushqimin, sepse nuk duhet asnjëherë që fëmiut ti kriposni ushqimin në veçanti. Gjithashtu, nëse pregatitni për vogëlushin pure apo sallatë nga perimet nuk keni nevojë që ti shtoni kripë.

Burimet e fshehta të kripës në artikujt ushqimorë

Që të mbetet sasia e kripës në limite të caktuara duhet ti shmangeni kriposjes së ushqimit të cilin e pregatitni për fëmijët dhe të limitoni sasinë e gjërave ushqimore të cilat përmbajnë sasi të madhe të kripës dhe ne për këtë nuk jemi të vetëdijshëm.

Disa nga këto gjëra ushqimore janë: supat dhe pastat e gatshme, picat, delikatesat e yndyrshme, sallamet, ushqimi detit, djathërat, grickat (shkopinjtë, krekerët, qipsat), ushqimet instante (drithërat, orizi, knedlat), pure domatesh…

Mbani në mend që të kontrolloni dhe të lexoni gjithmonë etiketat se çfarë përmbajtjesh dhe mëlmesash kanë.

A mund të jetë sheqeri përbërës i ushqimit për foshnja?

Pas vitit të parë të jetës mund ti shtoni sheqer ushqimit të fëmiut dhe mund ti jepni ëmbëlsira. Si fillim jepini pemë dhe prodhime nga pemët, marmelata, xhemi, mundësisht të pregatitura në shtëpi, që nuk përmbajnë koncentratë, aditivë, konzervanse, ngjyra…

Pas vitit të parë, si zëvendësim për sheqerin e bardhë mund ta përdorni edhe mjaltën nëse pregatitni ëmbëlsira shtëpiake.

Çfarë sasi të sheqerit lejohen?

Për fëmiun nga 1 gjer në 3 vjeç lejohet sasia sheqerit prej 4 g (1 lugë supe) ndërsa për fëmijët nga 3 gjer në 6 vjeç, 5 g. Përdorimin e ëmbëlsirave, çokolatave, biskotave dhe të ngjashme duhet ta limitoni në 10 g në ditë për fëmijët nga 1 gjer në 3 vjeç, gjegjësisht 15 g për fëmijët nga 3 gjer ne 6 vjeç.

A është sheqeri i dëmshëm për foshnjen?

Ëmbëlsirat krijojnë karriesin, ndërsa më vonë edhe trashësinë. Fëmijët nuk kanë nevojë për ëmbëlsira sikurse të rriturit, për këtë më mirë është që të mësohen me shije të pemëve, lëngjeve natyrale dhe gjërave të cilave nuk duhet shtuar sheqer, sepse nga ëmbëlsirat e këndshme mund të refuzojë të hajë “ushqim të duhur”.

Sheqerin do të duhej ta shmangni nga ushqimi i fëmiut sa të jetë e mundur, sepse kjo mund ti shkaktoje prishjen e dhëmbëve (karriesin) ndërsa më vonë edhe trashësinë. Në vend të çokolatave, më mirë pregatitini një enë me pemë të ndryshme, e cila do ti kënaqë nevojën për shijen e ëmbël.

Burimet e fshehta të sheqerit

Duhet të keni kujdes të veçantë se çfarë gjërash ushqimore bleni, ashtu që të limitoni konsumimin e sasisë së madhe të sheqerit, sepse disa gjëra ushqimore përmbajnë ëmbëlsues shtesë.

“Sheqeri i fshehur” gjendet në disa lëngje të ëmbël, në lëngje të gazuara, jogurtët për fëmijë, jogurtë pemësh, qumështi me çokolatë, pudingu i gatshëm…