Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/2 muajsh, java e dytë

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 2 muajsh, java e dytë

Nëse fëmija juaj fle gjumë gjatë natës (pesë ose gjashtë orë sa herë që shtrihet), ju jeni një nga të paktët me fat. Shumica e foshnjave 10-javëshe, ende zgjohen nga gjumi në mes të natës. Ju me siguri do të vini re se ai qëndron zgjuar më tepër gjatë ditës – disa foshnje në këtë moshë qëndrojnë zgjuar deri në 10 orë në ditë. Një detaj interesant: në varësi të faktit se fëmija juaj rri zgjuar natën apo zgjohet herët në mëngjes, fle për një kohë të gjatë apo të shkurtër, ka shumë mundësi që ai të qëndrojë në këtë mënyrë gjatë gjithë fëmijërisë.

Jeta juaj: Të doni partnerin tuaj

Shumë pak prindër ndjehen të dashuruar në javët e para pas lindjes, për shumë arsye praktike. Edhe nëse ju nuk keni kohë, qëndrueshmëri, apo interes për të kryer marrëdhënie seksuale, ju dhe partneri juaj mund të gjeni mënyra për të dashur njëri – tjetrin.

Bisedoni me njëri – tjetrin. Mbani linjat e komunikimit të hapura pavarësisht se sa të stresuara ndiheni. Mos harroni se ju jeni duke kaluar përmes ndryshimeve të mëdha dhe të folurit rreth kësaj mund t’ju ndihmojë që të ndiheni më të afërt me njëri tjetrin.

Gjeni kohë për të qeshur. Në një kohë kur jeta juaj ka ndryshuar tërësisht dhe ju ndiheni të lodhura, është shumë e lehtë të qeshni apo të qani me këtë fakt. Mundohuni të qeshni së bashku me pikat tuaja të dobëta.

Largohuni për pak nëse mundeni. Shkoni të shikoni një film së bashku ndërkohë që fëmijën mund ta lini për pak, në ngarkim të një të afërmi ose dadoje të besuar. Edhe duke u larguar për disa orë mund rekuperoni gjëndjen tuaj.

Dashuria përmes prekjes. Seksi nuk është vetëm penetrim. Puthjet, prekjet, përkëdheljet dhe llojet e tjera të lojërave të seksit nuk kërkojnë shumë energji dhe mund t’ju ndihmojnë që të shplodheni.

Merrni kohën që ju duhet. Mos harroni se këto javë të ngarkuara, nuk do të zgjasin përgjithmonë.

Këshilla për prindërit: Pazari për foshnjet

'Unë do të rekomandoja që të regjistroheni në sa më shumë dyqane për foshnjat, në mënyrë që të përfitoni sa më shumë që të jetë e mundur nga dhuratat apo zbritjet e ndryshme – çdo gjë e vogël ju ndihmon'– C.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti