Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/2 muajsh, java e katërt

Si po rritet fëmija juaj

Lyron Celina - 2 muajsh, java e katërt

Të lexuarit për fëmijën tuaj, edhe pse në këtë moshë të re, do t’ju shpërblehet. Të dëgjuarit e leximit tuaj, e ndihmon fëmijën të zhvillojë veshin për ritmin e gjuhës. Përdorimi i intonacioneve të ndryshme të zërit tuaj, përdorimi i theksit, dhe këndimi, do të shtojë interesin e fëmijës edhe më shumë. Nëse ai fillon të shohë diku tjetër ose e humb interesin ndërkohë që ju jeni duke lexuar, thjesht provoni diçka tjetër ose jepini atij kohë të pushojë. Merrini sinjalet e duhura nga reagimet e fëmijës.

Ju do të gjeni mjaft libra të mirë, për ti lexuar fëmijës tuaj. Zgjidhni libra që kanë vizatime të mëdha, e të ndritshëm dhe tekste të thjeshta – ose madje edhe libra që nuk kanë tekst fare, por vetëm fotot të cilat ju mund ti përshkruani. Mos u kushtëzoni vetëm nga mosha për të cilën është përshtatur libri. Libra të hartuar për fëmijë më të mëdhej, mund të tërheqin edhe foshnjat në rast se ata kanë figura të qarta, të gjalla, dhe ngjyra të ndritshme.

Jeta juaj: Si ti trajtoni këshillat e padëshiruara

Kur keni një fëmijë, kushdo në botë duket se ka një mendim në lidhje me atë: 'A nuk duhet ti veshësh fëmijës një bluzë', 'Ai nuk do të rritet i madh dhe i fuqishëm në qoftë se nuk e ushqen shumë që tani', 'Nëse e lejon të mbajë biberonin që tani, atij do ti shtrembërohen dhëmbët'. Pavarësisht nëse këshilla është e drejtë ose e gabuar, është ndërhyrja e dukshme, ajo që mund t’ju bezdisë më shumë.

Si duhet të merreni me to? Së pari dhe më kryesorja, mos e merrni seriozisht gjithçka që ju dëgjoni. Nuk ka mënyrë më të shpejtë për të minuar besimin tuaj në vetvete, se sa duke dëgjuar çdo copë informacioni të ofruar nga miqtë tuaj, të afërmit dhe të panjohurit. Bëni atë që mendoni se është më e mira.

Kuptoni se këshillat në më të shumtën e rasteve kanë qëllime të mira. Njerëzit tërhiqen shumë nga foshnjat. Ndonjëherë ata bëjnë komente 'të dobishme' thjesht sa për të thënë diçka. Në përgjigje të kësaj, thoni diçka si 'faleminderit për shqetësimin tuaj' ose 'Unë do të mendoj për të'. Një mënyrë e mirë për tu marrë me gjyshërit të cilët kanë idetë e tyre në lidhje me të ushqyerit apo të fjeturit, është duke futur një palë e tretë: 'Faleminderit, mama. Do të shohim se çfarë thotë mjeku im'.

Këshilla për prindërit: Qumështi gjirit i shtrydhur në shishe

'Unë nuk ndihem shumë rehat për të ushqyer me gji fëmijën tim në publik, kështu që marr me vete një shishe me qumësht të shtrydhur nga gjiri.'– T.

Ndani këshillat tuaja.

/komuniteti