Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/22 muajsh

Si po rritet fëmija juaj

Redon Hasimja - 22 muajsh

Gjatë kësaj kohe, fëmija juaj do të fillojë të caktojë qëllime për veten e tij. Ai do të ketë ide të veçanta për atë që ai dëshiron të bëjë, si për shembull të shtyjë veturën e tij lodër nëpër rrugë ose të montjë të gjitha pjesë e një loje puzzle. Ai gjithashtu do të kujdeset për rezultatet – ju do të shihni se ai do të ndihet i kënaqur kur është i suksesshëm dhe i irrituar kur ai nuk është i suksesshëm. Kjo është e gjitha pjesë e pavarësisë së tij.

Jeta juaj: Si ti përballoni të vegjëlit e paqëndrueshëm

A dëshiron fëmija juaj t’ju përqafojë për një çast dhe t’ju shtyjë çastin tjetër? Mos i merrni nevojat e tij për afërsi, dhe për vetë-mbrojtje, në mënyrë personale. Ato janë të gjitha pjesë e rritjes së tij. Ndërkohë që pikëpamja e tij rreth botës zgjerohet, i vogli juaj do të ketë gjithnjë e më shumë interes për të luajtur me fëmijët e tjerë. Ai mund të imitojë një motër apo vëlla më të madh se si luan futboll, apo të ndjekë pas fëmijët e tjerë ndërkohë që ata luajnë mes tyre.

Dëshirat për ditëlindje

Tashmë ditëlindja e rradhës, nuk është edhe shumë larg...mundohuni të përcaktoni mirë lodrat, pajisjet, dhe veshjet që do t’ju nevojiten për fëmijën tuaj dy vjeçar, në mënyrë që të mund ti tregoni miqve dhe të afërmve tuaj për çfarë keni më shumë nevojë. Nëse ju jeni duke planifikuar një festë, përfshijeni të voglin tuaj në zgjedhjen e të ftuarve dhe pyeteni atë se çfarë lloj torte ai do të dëshironte, në mënyrë që ai të dijë se çfarë duhet të presë atë ditë. Është mirë të organizoni një festë me impakt të ulët, në këtë moshë, pasi dy vjeçarët mund të tronditen lehtësisht nga eksitimi i madh dhe grumbujt e mëdhenj me të ftuar.

Këshilla për prindërit: Dhimbjet e fytit

'Infermjerja ime e shëndetit më tha se kur fëmijët e vegjël kanë dhimbje të fytit, ata shpesh ankohen për dhimbje të barkut. Kështu kur i vogli im më thotë se i dhemb barku, unë gjithmonë kontrolloj fillimisht fytin e tij. Sigurisht, ai është shpesh i skuqur dhe mund të zbutet me një paracetamol për fëmijë' – P.

Ndani këshillat tuaja.

Komuniteti

Nuk keni më ide mbi menutë e ushqimeve? Pyesni nënat e tjera se çfarë të vegjëlit e tyre pëlqejnë në ushqim, në komunitetin tonë.

Fakte për tu marrë në konsideratë

A keni pranë shtëpisë tuaj ndonjë grup muzikor për prindër dhe fëmijë? Lexoni më shumë se çfarë përfitimesh ka fëmija juaj nga muzika.

Nëse ju jeni duke shkuar më pushime, merrni me vete shtratin e fëmijës, si dhe disa libra e lodra të preferuara të tij, për ti dhënë të voglit tuaj një nuancë të shtëpisë dhe për ta ndihmuar atë që të përshtatet me ambientin e ri.

Pse fëmija juaj e ka të vështirë të presë.

Jeni duke menduar për një fëmijë tjetër? Ju mund t’ju duhet të rishikoni stilin e jetesës tuaj.

Zbuloni më shumë mbi furnizimin me pajisjet e nevojshme, për festat e fëmijëve.

/komuniteti