Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/27 muajsh

Si po rritet fëmija juaj

Redon Hasimja - 27 muajsh

Fëmija juaj është më shumë në kontroll të lëvizjeve të tij, këto ditë. Tani ai mund të mbajë objekte të vogla dhe të luajë me to lehtësisht, dhe ai mund të ndërtojë dhe të rrëzojë kulla të larta me tulla. Ai gjithashtu mund të përqendrohet për periudha më të gjata kohore. Ndonjëherë ai do të jetë aq i dhënë e i zhytur në lojrat e tij me tulla, sa që ai nuk do ta durojë ndërprerjen tuaj. Ju mund të lehtësoni këto tranzicione, duke e paralajmëruar atë paraprakisht, si p.sh.: 'Ti mund të luash me tulla për pesë minuta por jo më shumë, pasi pastaj është koha e darkës.' Është më mirë që ti jepni atij disa vërejtje, para se të insistoni që ai të ndërpresë lojën e tij.

Jeta juaj: Koha për një tjetër fëmijë?

Nëse jeni duke menduar për të patur një fëmijë tjetër, ju mund të zbuloni më shumë mbi ndërprerjen e kontraceptivëve. Si ju, ashtu edhe partneri juaj, mund të përfitoni nga një dietë e shëndetshme, për t'ju ndihmuar të ngjizni fëmijën tuaj.

Këshilla për prindërit: Si të merremi me fëmijët tekanjoz

'Kurrë nuk kam bërë diçka, kur fëmija im refuzonte ushqimin e tij, por zakonisht e përfundoja atë vetë. Unë nuk e kuptoja atë që isha duke bërë, derisa ai filloi të zemërohej me mua. Që atëherë, unë kuptova se në qoftë se i them fëmijës tim:'A ta hajë mami ushqimin?', ai do të kthehet ta hajë atë me shije.' – B.

Fakte për tu marrë në konsideratë

A duhet të përdorni ryshfetet për të mësuar fëmijën tuaj të përdorë oturakun? Lexoni këshillat e ekspertëve tanë.

Nëse ju jeni duke hasur në vështirësi për të konceptuar për herë të dytë, lexoni artikullin tonë për këshillat e ekspertëve.

/komuniteti