Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i dhjetë

Si po rritet fëmija juaj

A ka ndonjë zë më të lumtur në botë se sa qeshja e pakontrolluar e fëmijës tuaj? Tingëllon edhe më mirë kur ju e nxisni këtë. Fëmijët parashkollorë e duan humorin vizuel dhe ju nuk keni nevojë të jeni “Peter Kaye” që ata të plasin së qeshuri. Bëni budallallëqe dhe do të jeni mjeshtër i absurditetit. Vishni bluzën mbrapsht. Vishni dorëzat në këmbë dhe këpucët në duar. Do të ndjeheni qesharak, por fëmija juaj do të ju adhurojë. Gjërat e paparashikuara apo gjërat e mbrapshta gjithmojnë krijojnë të qeshura. Poashtu edhe marrëzitë mund të jenë një mënyrë argëtimi për të mësuar. Ngatërroni fjalët në librin e preferuar, ngatërroni gjërat, apo thuani që qielli ka ngjyrë të kuqe. Fëmija do të plas së qeshuri, do të gjej gabimin tuaj, dhe asnjëherë nuk do ta kuptojë që e tërë kjo e qeshur është shumë e mirë për të.

Nëse fëmija juaj nuk mund ti bëjë disa gjëra fizike, siç i bëjnë moshatarët e tij, përse brengoseni? Koordinimi mund të marrë kohë, sepse është shumë individual. Disa fëmijë janë më të koordinuar se sa të tjerët e asaj moshe dhe në atë mënyrë zgjat tërë jetën. Të tjerët janë të prirur për tu emëruar me nofka të ndryshme, por natyrisht asnjëherë nuk do ti ndëgjojnë ato nga goja juaj. Temperamenti poashtu luan një rol këtu. Disa fëmijë janë më rrezikues që në fillim, përderisa disa të tjerë preferojnë vetëm vëzhgimin derisa të ndihen komfort për të provuar shkathtësitë e tyre fizike.

Jeta juaj

Shpesh prindërit shfletojnë fotografitë e fëmijëve të tyre në moshën kur ishin foshnje, dhe krahasojnë ato me moshën aktuale. Por do ta kuptoni që, fotografitë më të mira nuk janë pozat familjare por momentet në akcion të fëmijës duke lozur. Merrni me vete fotoaparatin në kopësht, në banjë, apo kur ai fare nuk e vë re që kamera është aty. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni kohë për ti azhuruar tani, kryesorja ju keni kapur këto momente magjike.

Këshilla për prindërit: shpërbleni sjelljen e mirë dhe injoroni të keqen

"Një shok i imi më vëzhgonte duke shikuar se sa vëmendje po i kushtoja djalit tim kur ai po sillej keq, dhe derisa ai sillej mirë unë e injoroja atë. Pra unë po bëja përpjekje të vetëdijshme për të arritur funksionimin. Përderisa, kur unë me të vërtetë kisha për të thënë diç, e injoroja tërësisht atë nëse ai po lozte. Sa më shpejtë që kooperonte, unë përkujdesesha për ta lavdëruar. Kjo me të vërtet funksiononte.”

/komuniteti