Cila është lodra më e mirë e të gjitha kohërave për ti dhuruar fëmijës tuaj? Një kuti! Një kuti e madhe kartoni mund të bëhet anije kozmike, një dyqan këndi, një makinë, një shtëpi…Ajo mund ti dhurojë fëmijës tuaj orë të tëra emocionesh, stimulim intelektual dhe social, se çfarëdo loje tjetër elektronike.
Lojërat e pretenduara janë më komplekse dhe më interaktive për trevjeçarët. Parashkollorët nuk i kanë tërë ato lodra aksidentalisht – mjete plastike, enë kuzhine, blloqe, rroba - të gjitha lodra për të pretenduar.
Fëmijët mësojnë duke lozur dhe imagjinuar. Kur ata pretendojnë që janë oficer policie apo prind, e kanë tërë lirinë për të eksploruar me hapat e tyre botën, duke mësuar për ta naviguar. Ata kanë fuqi. Ata madje mund ti shprehin emocionet e tyre, duke dënuar fëmijën e tyre sikurse që janë dënuar vet (në lojën e të pretenduarit prind). Mësojnë të negociojnë dhe të zgjedhin probleme (si ti ndalojnë hajnat apo çfarë të ziejnë për darkë). Mësojnë ‘të ecurit në këpucë të tjetrit’, duke ndihmuar zhvillimin e ndjeshmërisë.