Koha për ti shikuar ca foto të fëmiut tuaj, të moshës kur ishte një apo dy vjeç dhe të bëni krahasimin se sa është rritur, forcuar, dhe se sa më konfidente që i ka lëvizjet. Do të vëreni edhe ndryshime të tjera fizike. Tani është më i gjatë dhe gjymtyrët janë më të holla – tani ka proporcionet e një fëmiu të madh. Shumica e parashkollorëve tanimë e kanë humbur stomakun e vogëlushit.
Po që se i shikoni gishtërinjtë e fëmiut tuaj me mikroskop, ju do të tmerroheni, se çfarë nuk ka prekur ai gjatë tërë ditës. Ai mund ti fus gjërat në mënyrë indiskrete në gojë. Plus, ka mundësi që tanimë e përdorë toaletin vet. Janë një sërë arsyesh, që ta bëni pastrimin e duarve të fëmiut tuaj, një rutinë ditore.
Para se të mësojë fëmija juaj të shkruaj, ai do të ketë nevojë që ti ndërtojë muskujt në duart e tij dhe të mësojë ti lëviz dhe ti përdorë ata në mënyrë të saktë. Ja se si mund ti ndihmoni në këtë:
• kur zieni, lëreni ta përdorë matësen, duke matur gota, lugë apo lopata
• vishni dhe zhvishni kukullat apo arushët së bashku
• lidhni bishtajat apo pastat
• punoni në kopësht me shat dhe lopatë
• vendosni gotat dhe gjërat tjera për ti pastruar së bashku
• punoni me argjilë, për më shumë argëtim, furnizohuni edhe me pajisje për prerje dhe modelim
• luani në intrumente muzikore siç janë daullet, ksilofoni, piano lodër apo kastanjeta