Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i njëmbëdhjetë

Si po rritet fëmija juaj

Nëse deri më tani nuk e keni ndëgjuar fëmijën tuaj duke gënjyer, mos u habisni po ta ndëgjoni këtyre ditëve. Ai mund të mohojë fuqishëm, nëse ka thyer ndonjë enë antike në shtëpi dhe ju këtë nuk e keni parë. Përse? Nuk ishte me qëllim të keq, do të dëshironit ta ndëgjoni këtë. Nëse aksidenti ka ndodhur para shumë orësh, ai edhe mund të mos e mbajë këtë në mend, vetëm për një gjë.

Memorja e fëmijës 3 vjeç është ende e shkurtë, sidomos për gjërat që e bëjnë atë jokomfort. Ose nëse ai e mban në mend këtë, por e di që nuk ka vepruar mirë, do të dëshironte që të mos e kishte prekur fare. Pra ai është i bindur për vete – dhe mundohet të ju bind edhe juve – për pafajsinë e tij duke dëshiruar ta hedh tutje. Fëmijët nuk e tolerojnë dhembjen emocionale prandaj ata e kalojnë realitetin e tyre tek dikush tjetër. Ky proces ndodh automatikisht kur fëmijët bëhen të sigurtë për të vërtetën që e thonë ata.

Orë të planifikuara, kurse dhe aktivitete ka me bollëk, por keni kujdes ku po e regjistroni fëmijën. Aktivitetet shumë shpejt mund të jenë të tepërta. Fëmijët parashkollorë të cilët e kanë secilin moment të planifikuar, nuk dijnë se si të argëtohen vetvetiu, duke penguar imagjinatën e tyre, kreativitetin dhe pavarësinë. Edhe nëse ke dëshirë që ta mbash fëmijën të zënë me aktivitete gjatë ditës, koha joproduktive është esenciale sikurse edhe koha e aktiviteteve.

Jeta juaj

Ju mund të keni dëgjuar për këshillën që konsistenca numërohet kur ka të bëjë me diciplinën. Është e vërtetë, dhe ja një paralele që mund të ju ndihmojë për të parë urtësinë e kësaj thënjeje: si do të ndjeheshit nëse rregullat e trafikut apo taksat rregullative do të ndërronin ditë pas dite pa lajmërim? Sigurisht që do të ndjeheshit në stres për mosqënjen në dijeni për këto rregulla.

Këshilla për prindërit: jepini vetes pak kohë

"Unë i përdorë pauzat kur vie gjer te zënka me fëmijën tim. Por gjithashtu i përdorë edhe për vete. Nëse ndihem e acaruar, dal nga dhoma dhe i jap vetes pak kohë. Pasi të qetësohem, kthehem përsëri në dhomë dhe mundohem ta zgjidh problemin çfarëdo qoftë ai”.

/komuniteti