Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/3 vjeç, muaji i shtatë

Si po rritet fëmija juaj

Të mësuarit e dallimit në mes të fantazisë dhe realitetit është proces gradual. Gjatë këtij viti, fëmija juaj do të jetë në periudhë interesante. Ai ende praktikon “të menduarit magjik”, duke ndarë tiparet nga objektet apo nga njerëzit që janë të pamundshëm, por duken logjik për aftësitë e hershme të arsyes së fëmijës tuaj. Fëmija juaj do të bësojë që letra që e dërgoni me postë, menjëherë fluturon në kutinë postare të gjyshit. Ai mund të mendojë që tigrat jetojnë në pemë, që zogjtë mund të flasin me të dhe që në hënë me të vërtetë jeton njeriu.

Në këtë kohë, pak nga pak, fëmija juaj do të fillojë të kuptojë që gjërat nuk janë edhe aq reale: që aeroplani i tij lodër, nuk fluturon me të vërtetë. Ky proces zgjat me vite. Pa nguti: është mrekulli që dalëngadalë të menduarit magjik të shndërrohet në moshë madhore.

Jeta juaj

Keni vështirësi për të fjetur? Duhet ti përmirësoni ndoshta shprehitë e fjetjes dhe ti rivendosni disa më të shëndetshme. Së pari, sigurohuni që dhoma juaj është e errët. Ekspertët e fjetjes këshillojnë kundër TV-së apo PC-së në dhomë të gjumit. A e përdorni ende monitorin për foshnje? Edhe pa të, ju me siguri se do ta dëgjoni fëmijën tuaj gjatë natës, po qe se ai ka nevojë për ju.

Këshilla për prindërit: si ta ndaloni fëmijën tuaj që të mos ju acarojë

"Kur ne jemi duke udhëtuar për rrugë më të gjatë, unë e paketoj një çantë plot me lodra të vogla. Kjo ndihmon nëse keni edhe ndonjë lodër të re apo ndonjë nga ato të vjetrat që i keni larguar më parë. Nëse nuk vozis unë, ia kaloj një nga një vogëlushit tim. Por nëse jam unë duke vozitur ia jap tërë çantën me lodra. Kjo nuk garanton një rrugëtim të qetë por sigurisht që ndihmon sadopak.”

/komuniteti